Aktuale
Turqt synojnë të hapin fabrikë në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha dhe anëtari i KK të Malishevës, Faik Zogaj, janë duke qëndruar në Stamboll, përkatësisht në Komunën e Kuçukçekmece, ku janë takuar me udhëheqjen e kësaj komune, të cilët kanë thënë se janë të interesuar të investojnë në Malishevë.
Sipas drejtorit të bujqësisë në Malishevë, Murat Hoxha, kryetari Begaj, është takuar me kryetarin e Komunës së Kuçukçekmeces, Temel Karadeniz dhe nënkryetarin Rexhep Sencan, ky i fundit me prejardhje shqiptare, ndërsa gjatë takimeve, kryetari Begaj, i ka njoftuar me mundësitë dhe kushtet që ka Malisheva, për sjelljen e investimeve të huaja.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Kuçukçekmece, komuna më e madhe në Stamboll, Temek Karadeniz, ka thënë “se janë të interesuar edhe ta ndihmojnë Malishevën, por edhe të investojnë në Malishevë, pasi shumë nga bizneset e kësaj komune, kanë mundësi që të investojnë, sidomos në fushën e bujqësisë, ndërsa me hapjen e parkut të biznesit në Malishevë, do të investojnë edhe në hapje të një fabrike tekstili apo diçka të ngjashme, në mënyrë që të krijohen vende pune.
Pritet që përfaqësuesit e kësaj komune, shumë shpejt do të vizitojnë Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, si dhe të njihen nga afër me kushtet dhe mundësitë që ka Malisheva, për sjelljen e investitorëve, si dhe për fushat ku ata mund të investojnë, por edhe të ndihmojnë.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë24 hours ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime