Aktuale
Tre muaj pas përurimit Shkolla e Mjekësisë bëhet me ngrohje
Objekti i ri i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, i përuruar në këtë shtator, megjithëse kishte rrjetin e ndërtuar të ngrohjes qendrore, ngrohje në të nuk ka pasur deri këtë javë.
Drejtori i Shkollës së Mjekësisë, Artan Demaj, tregon se vonesa e lëshimit të ngrohjes në shkollë ka ndodhur për shkak të pamundësisë së lidhjes në sistemin e ngrohjes së Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas tij, që në fillim ishte menduar dhe shpresuar që shkolla të lidhet në sistemin e ngrohjes qendrore të këtij spitali, që gjendet në afërsi të shkollës, shkruan sot Koha Ditore.
“Deri tash nuk është funksionalizuar ngrohja qendrore duke menduar se po arrijmë të lidhemi në ngrohjen e spitalit, pasi gjendemi si objekt afër spitalit. Edhe drejtori i spitalit ka pranuar që shkolla të lidhet në sistemin e tyre të ngrohjes, por tash vonë në spital na thanë se nuk ka kapacitet ngrohtorja e spitalit edhe për objektin e shkollës sonë”, tregon Demaj arsyen pse kjo shkollë ka qenë deri tash pa ngrohje.
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë1 day ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale1 day ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Aktuale2 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave