Transformimi i hatashëm i apartamentit gjigant në Lisbonë

0

Ky apartament në Lisbonë të Portugalisë, me dimensione të pazakonta, 250 metra katrorë, paraqiste disa karakteristika që duhej të adresoheshin në mënyrë adekuate, si një korridor i gjatë pesëmbëdhjetë metra i cili ishte i zymtë dhe me pllaka qeramike dekorative dhe banjo të pakëndshme dhe të vjetërsuara.

Ndërhyrja e re ri-balancoi hierarkinë e hapësirave ekzistuese. Hapësirën tani e dominon ngjyra e bardhë e pastër dhe dyshemeja është e mbuluar nga parketi i drurit me një dizajn më interesant. Dritaret e mëdha dhe të hapura lejojnë depërtimin e dritës në të gjithë hapësirën.