Top objektet më të mrekullueshme në botë

0

Projektet e inxhinierisë civile vazhdojnë të dominojnë titujt në të gjithë botën. Nga ndërtesa më e lartë  në botë e ishujt më të mëdhenj të krijuara nga dora e  njeriut, njerëzit kudo janë të varur nga risitë e ndërtimtarisë. Të gjitha këto risi dhe ndërtime inovative kanë një qëllim kryesor, për të mbështetur dhe përmisuar jetën njerëzore.

Me këtë qëllim në mendje, le të shohim disa nga mrekullitë më të frikshme të inxhinierisë civile dhe projektet e ndërtimit.

Ura e madhe e Danyang-Kunshan (2010)

Kjo urë është e gjatë 164.8 km dhe mban titullin e urës më të gjatë në botë. Ndërtimi i saj ka zgjatur katër vjet, dhe është ndërtuar në stilin rrugë-urë. Kjo urë lidh qytetin e Shangait dhe Nanjing në provincën Jiangsu të Kinës. Hekurudha që lidh urën përfshin një gjatësi prej 1317km që paraqet një inxhinieri në vete.

Ishujt Palmë (2014)

Në përpjekje për të komercializuar qytetin e pasur të naftës në Dubai, kryeministri ka kërkuar ndërtimin e projektit ndërtimor më të madh të të gjitha kohërave. Shumë prej nesh sot kanë parë fotografitë e ishujve Palmë në brigjet e Dubait. Ky ishull turistik është një nga arritjet më të mëdha inxhinierike sepse gjithçka rreth saj është e ndërtuar nga lartësia e detit.3 miliarda metra kub ((85.000.000 metra kub)  rërë u largua nga dyshemeja e detit me maune. Pastaj kjo rërë së bashku me mbështetësen prej betonit është përdorur për të krijuar bazën komplekse të një peme palme për të mbështetur hotelin.

Stacioni i Pompimit në Mubarak (2005)

Ashtu si shumë vende të tjera, Egjipti ka përjetuar rritje të madhe vitet e fundit. Pjesa më e madhe e vendit të Egjiptit është shkretëtirë e thatë dhe në përpjekje për të krijuar tokë  të shfrytëzueshme, inxhinierët ndërtuan një stacion pompimi që synon  të bën deri në 25% të tokës së Egjiptit të banueshme. Para këtij projekti, vetëm 5% e tokës së vendit konsiderohej të jetë në gjendje të përshtateshme që të mbështesë zhvillimin njerëzor dhe jetën. Stacioni i Pompimit Mubarak është pjesë e një plani inxhinierik të quajtur Projekti Toshka. Qendra e stacionit është projektuar si një ishull me strukturën e pozicionuar në qendër të Liqenit Nasser. 24 pompa vertikale ndihmojnë kanalizimin e ujit në qytetet përreth.

Liqeni Kariba (1963)

Sipas volumit, Liqeni Kariba është rezervuari më i madh i krijuar nga njeriu në botë, i vendosur në veri të Oqeanit Indian në kufirin e Zimbabve dhe Zambisë. Ai ka një sipërfaqe totale prej 5580 kilometrash katror ky liqen ka një kapacitet maksimal prej 185 kub km ujë. Që nga ndërtimi i këtij liqeni nga pesha e tepërt e ujit janë shkaktuar mbi 20 tërmete në zonën afër. Ashtu si të gjitha liqenet artificiale ky vëllimi i ujit mbrohet nga një digë e  madhe. Nëse diga do të dështonte miliona njerëz do të humbnin jetën e tyre  sepse dëmet nga përmbytja do të ishin katastrofike.

Projekti i pengesave të valës në Venecia (2015)

Si një nga qytetet më piktoreske në botë, Venecia, Italia është e pasur me bukuri, por qyteti ndeshet me probleme të mëdha inxhinierike. Qyteti është goditur në vitet e fundit nga përmbytjet si nga shiu ashtu dhe nga ngritja e nivelit të detit. Në përpjekje për të mbajtur qytetin të sigurt, inxhinierët krijuan një metodë unike të përdorimit të pengesave të portave të lëvizshme për të mbajtur ujërat e përmbytjes në gji. Pengesat kanë aftësinë për të mbyllur qytetin e Venecias  nga baticat në rritje. Ky projekt, megjithëse nuk është shumë I madh ka  rëndësinë e tij unike për mbrojtjen e këtij qyteti të famshëm.

/Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here