TOP 5 inxhinierët kryesorë në botë

0

Një proverb i vjetër thotë se inxhinierët kanë qenë pjesë e historisë dhe do te vazhdojnë të bëjnë historinë. Janë ata që me punën dhe mundin e tyre  lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e njerëzve.

Të tillë janë edhe këta pesë top inxhinierë të ndërtimit  të radhitur sipas portalit www.quora.com , të cilët kanë lënë gjurmë në mënyrën se si e praktikojmë dhe ndërtojmë sot.

Më poshtë keni TOP 5 inxhinierët në botë

Henry Larcom Abbot – Ai ishte një inxhinier ushtarak i cili shërbeu në Ushtrinë Amerikane të Inxhinierisë (U.S. Army Engineers). Ky njeri ishte një nga themeluesit për krijimin e shkollës së zbatimit të inxhinierëve të ushtrisë dhe ndikimi i tij mund të shihet në shumë elemente të sistemeve të mbrojtjes bregdetare të SHBA-së, veçanërisht në sistemin e minierave në nëndetëse .

 

 

Duff A. Abramsa –Hulumtues në fushën e betonit, ai ishte një nga njerëzit e parë që dha metodat e nevojshme për të testuar karakteristika e betonit të cilat ne sot ende i përdorim. Ai ishte president i Shoqatës Amerikane të Betonit për një vit , ku ai arriti të përcaktonte raportin në mes të ujit dhe çimentos.

 

 

 

 

Charles AdlerCharles Adler – ishte një shpikës amerikan dhe një inxhinier civil. Një qytetarë i thjeshtë nga Baltimore i cili shpiku disa sinjale që ne ende i përdorim sot. Ai patentoi shpikjen e tij për frenim të automobilave elektrikë si dhe zbuloi dritat e trafikut modern dhe shpiku sinjalin e parë të aktivizuar nga këmbësorët.

 

 

Turman Heminway Aldrich – Turman ishte një ndërtimtar si dhe paleontologjisë, drejtonte një kompani të minierave. Ai bëri disa hulumtime në operacionet ekzistuese të thëngjillit rreth fushës së qymyrit në Cahaba ku edhe siguroi karburantin për furrën e parë triumfuese të koksit në Distriktin Birmingham.

 

 

 

 

Bernard Amadei – Është profesor i Inxhinierisë civile në Universitetin e Kolorados. Bernard ëshë krijuesi i Inxhinierëve pa Kufinjë (SHBA), si dhe drejtor i qendrës në Mortenson për zhvillimin e inxhinierisë në komunitete. Megjithëse kishte një fillim të vogël sot organizata Inxhinierët pa Kufi ka më shumë se se 12,000 anëtarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here