Connect with us

Aktuale

Tirana për tre dekada pa asnjë plan akustik

Published

on

Apartamentet më të shtrenjta sot ndodhen ngjitur me trafikun , me pluhurin dhe ndotjen e ajrit, me zhurmat e larta deri ne 85 Decibel, njesoj si te banosh brenda nje fabrike.

Në këto lagje për shkak të ndërtimeve te reja që jane miratuar zhurmat nuk do të ulen por vetëm do të ngrihen.

Ndërtimi i tyre pa një plan akustik mund t’i kushtojë sot qytetarëve uljen e vlerës së apartamentit dhe ndërtuesve rrënimin financiar.

Sot është e pamundur të jetosh dhe të flesh gjume ne te gjitha lagjet ku ligji per zhurmat eshte shkelur .

Mijëra apartamente ndërtuar anës unazës së re në pallate të reja me 2000-2500 euro metri katror, jetojnë  24 orë në një fabrikë me zhurma nga 75-85 decibel, ditë dhe natë, me dritaret mbyllur . Kjo si pasojë e mungesës së planit akustik të rrugës.

Kompleksi më i ri më i shtrenjtë me pamje nga liqeni, nën digë është po ashtu i rrethuar nga ndotja akustike e dy rrugëve tejet të zhurmshme dhe ndotëse.  Nga matjet tona aty është një fabrikë e dyfishtë. Zhurmat e unazës me lëvizje të shpejtë, (80 decibel ditë dhe natë) dhe rruga poshtë digës e cila ka një dyndje që fillon nga liqeni I thatë dhe mbaron te vilat në rolling hill.

Te komuna e parisit ka një ndotje akustike të qendrueshme ditë dhe natë prej 70-80 Decibel. Prej vitesh shumë qytetarë duan të largohen nga kjo lagje ku as natën nuk gjen qetësi, por kujtdo që tenton ti shesesh apartamentin te pergjigjet ka shume zhurme. Dhe eshte e vertete, një natë pa zhurma në këtë lagje nuk arrijmë dot më as ta imagjinojmë.

Të gjitha apartamentet e reja në rrugët kryesore janë histori dështimi. Vlera e tyre është një gjumë I keq do të thotë më pak punë, më pak përqendrim, më pak shëndet mendor, deri në shurdhim, në  tensionin e lartë dhe goditjet e zemrës.

Grykësia për të ndërtuar mijëra apartamente të reja në qendër të Tiranës, pa një plan akustik po vjen bumerang pas.

Ashtu si mijëra qytetarët e unazës së re tashmë nuk vënë dot gjumë në sy , te gjithe qytetarët po ndërgjegjësohen për pasojat e zhurmave dhe shitja e këtyre apartamenteve do të ulet ndieshëm dhe vetë ndërtuesit po përballen me ligjin antizhurmë qe shkelen ne vite.

Ligjet janë për të garantuar normat e cilësisë së jetës. Ato nuk bëjnë përjashtim as për Bashkinë, as për ndërtuesit, as për qytetarët , nëse shkelen, shkojmë të gjithë bashkë, keq dhe më keq.

Qytetarët po ndërgjegjësohen për pasojat e zhurmave dhe shitja e këtyre apartamenteve do të ulet ndieshëm dhe vetë ndërtuesit do të përballet me ligjin antizhurmë dhe do kërkojnë të merren masa./Media Ndërtimi.

Aktuale

Hapni dyert për instalimin e Valvulës Termostatike nga ekipet e autorizuara të Prishtina HeatSave

Published

on

Hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të përfitoni pajisjet si dhe instalimin e tyre falas. Pas nëntorit, këto pajisje së bashku me instalim do të kushtojnë deri në 500 euro për konsumator.

Andaj, nëse nuk do të jeni në shtëpi në datat e paralajmëruara për instalim në lagjen tuaj, ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë, që të mos humbisni rastin për instalimin e pajisjeve të reja për radiatorët tuaj si:

Valvulës Termostatike e cila rregullon qarkullimin e ujit të ngrohtë nga sistemi i Ngrohtores Termokos deri tek radiatori.

Termo-Kokës e cila ndihmon në përcaktimin e temperaturës në radiator. Rrotullojeni për të caktuar temperaturën dhe për të kontrolluar shpenzimet e energjisë.

Alokatorit cili vendoset në radiator për të matur temperaturën dhe për të përcjellur shfrytëzimin e energjisë.

Prishtina HeatSave është investim 10M dollarësh nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Raporti i UN-Habita alarmon qytetet botërore

Published

on

UN-Habitat sapo ka publikuar Raportin e tij vjetor të Qyteteve Botërore gjatë sesionit të njëmbëdhjetë të Forumit Urban Botëror, i cili u zhvillua në Katowice, Poloni nga 27 qershor deri më 30 qershor 2022.

I titulluar “Parashikimi i së ardhmes së qyteteve”, pikat kryesore të publikimit të vitit 2022 janë njohuri për të ardhmen e sferës urbane, bazuar në “tendencat, sfidat dhe mundësitë ekzistuese, si dhe kushtet përçarëse, duke përfshirë mësimet e vlefshme nga pandemia COVID-19”.

Në fakt, ai synon t’u paraqesë qyteteve mënyra për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme dhe për të adresuar çështjet aktuale.

Meqenëse popullsia globale që jeton në zonat urbane do të rritet nga 56 përqind në 2021 në 68 përqind në 2050, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transformimi i qyteteve tona për të arritur një të ardhme më të mirë duhet të jetë një interes global.

Duke pasur nevojë urgjente për “zgjidhje inovative për zonat urbane për t’iu përgjigjur kësaj krize të trefishtë C të COVID, klimës dhe konfliktit”, siç deklarohet nga Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtori Ekzekutiv i UN-Habitat Maimunah Mohd Sharif, Raporti i Qyteteve Botërore 2022 bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveritë kombëtare, rajonale dhe lokale dhe inkurajon adoptimin e mëtejshëm të teknologjive inovative dhe koncepteve të jetesës urbane./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Studentët e Arkitekturës të UP-së eksplorojnë ndërtimin e zonave urbane në Cottbus të Gjermanisë

Published

on

Studentët Behar Iberhysaj, Tringa Rama, Vanesa Nikqi, Dafina Balaj, Marina Frrokaj, ishin pjesë e Summer School – Introverted and Extroverted Spaces: Neë pedagogical approaches to the house and the city, në Cottbus të Gjermanisë, me dt. 11.06.2022 – 19.06.2022. Kjo vizitë është realizuar fal marrëveshjeve që Fakulteti i Arkitekturës ka me profesorët dhe universitetet në Gjermani.

Studentët kanë eksploruar se si është ndërtuar dhe përvetësuar hapësira urbane në disa territore në Cottbus përmes përjetimit të përvojës së tyre.

Gjate hulumtimit dhe punës së bërë janë përdorur metoda etnografike dhe vizuale për të identifikuar hapësirat që janë dhe mund të bëhen të dukshme dhe ato që janë dhe mund të mbeten të padukshme.

Qëllimi i shkollës verore ka qenë të rikonceptohet raporti mes shtëpisë dhe qytetit, duke reflektuar mbi nocionin se pjesët e dukshme dhe dimensionet prezentë e përbëjnë qytetin, ndërsa e padukshmja dhe jo-prezentja përfaqësojnë shtëpinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending