Connect with us

Ide & Sugjerime

Thirrje në ‘Debatin Publik’, sa ndikoi ne cilësinë e ajrit Termokos-i

Published

on

Thirrje për pjesëmarrje në ‘Debatin Publik’ i cili do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ngrohtoren e qytetit në Prishtinë.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Ndërmarrjen Publike “Termokos Sh.A.”, për ngrohtoren e qytetit në Prishtinë:

https://mmphi.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Rporti%20i%20VNM-se%20i%20NP%20%E2%80%9DTERMOKOS%E2%80%9D%20SH.A.-min-min%20(1).pdf?fbclid=IwAR3mspHf_Nh_LTeDiiWsx3sxVc6ZrF5Kr_Mvx6QEZvUxye-9A2KeaNuH2ho

Ide & Sugjerime

Transparenca e kryetarit të Ferizajt, organizon takim publik për qeverisjen e tij gjashtë mujore

Published

on

Komuna e Ferizajt njofton se do te organizohet takimi i parë publik për këtë vit nga ana e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

“Njoftohen të gjithë banorët e Feriajt, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se Kryetari i Komunës së Ferisajt Agim Aliu, mban takimin e parë publik me qytetartët për punën e tij gjashtë mujore.

Takimi do të mbahet më te premten, më 17 qershr duke filluar nga oras 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për “Kornizën Afatsmesme Buxhetore 2022-2025”.

Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i paraqesin edhe pyetjet e tyre drejtuar Kryetarit, por edhe drejtorëve të Drejtorive Komunale”, shkruan në njoftimin e Komunës së Ferizajt./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Arkitektët në Angli krijojnë një standard të ri ndërtimi për ta ruajtur ambientin

Published

on

Një grup organizatash kryesore të industrisë, duke përfshirë Institutin Mbretëror Britanik të Arkitektëve, janë bashkuar për të krijuar një standard ndërtimi që do të verifikojë ndërtesat me karbon neto zero në MB.

E quajtur Standardi i Ndërtimeve Neto Zero të Karbonit në Mbretërinë e Bashkuar, iniciativa do të ndihmojë industrinë të sigurojë dhe të provojë se ndërtesat që pretendojnë të jenë zero neto i qëndrojnë atij pretendimi.

Nisja, e shpallur nga Instituti Mbretëror Britanik i Arkitektëve (RIBA), i përgjigjet konfuzionit mbi termin net-zero dhe “një kërkesë të qartë për një metodologji të vetme, të dakorduar”.

Shpresohet gjithashtu të inkurajojë industrinë që të dekarbonizohet dhe të ndihmojë MB të përmbushë objektivat e saj të emetimeve të 2035 dhe 2050.

Standardi do të “ndihmojë të gjithë industrinë të ecë përpara”

“Kjo është një nismë vërtet emocionuese dhe në kohë që do të ndihmojë të gjithë industrinë të ecë përpara në përpjekjet e saj për të arritur karbonin neto zero,” reflektoi presidenti i RIBA Simon Allford.

“Duke punuar së bashku, ne do të trajtojmë paqartësitë aktuale rreth termit shumë të përdorur dhe do të zhvillojmë një kuptim të përbashkët, bazuar në objektiva të qarta të performancës, për të mbështetur të gjithë ata që janë të përfshirë në prokurimin, projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e ndërtesave.”

Ndërtesat me karbon neto zero janë projektuar për të eliminuar të gjitha emetimet e mundshme gjatë jetës së një ndërtese.

Kjo merr parasysh si karbonin e mishëruar, që janë emetime të shkaktuara nga zinxhiri i furnizimit të ndërtimit, ashtu edhe karbonin operacional, që janë emetime të shkaktuara nga përdorimi i një ndërtese.

Çdo emetim i mbetur duhet të kompensohet duke hequr karbonin nga atmosfera./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ide & Sugjerime

Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15 milionë euro për vitin 2023

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura.

Gjatë kësaj tryeze Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës përfiton një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.

Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.

Në fund të diskutimit, Minsitri z. Krasniqi ka ritheksuar angazhimin dhe përkushtimin e MAPL-së për koordinim ndërinstitucional në çështjet me interes për Komunat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Marrë parasysh se ky ligj është një kategori kushtetuese dhe domosdoshmëri për një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët e Kryeqytetit, diskutuam për nivelin e zbatimit, efektet e arritura si dhe mundësinë e ndryshimit e plotësimit të këtij ligji.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending