Connect with us

Aktuale

“Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit”, hulumtimi fitues i çmimit kryesor nga Lëvizja FOL

Published

on

Një hulumtim që tregon për favorizime partiake dhe familjare gjatë një procesi të tenderimit duke u bërë shkelje ligjore në vlerë prej 400 mijë eurove, është përzgjedhur të jetë fituese në ndarjen e çmimeve nga Lëvizja FOL.

“Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit” është titulli i shkrimit të gazetares Doruntina Kastrati që u zgjedh si më e mira në tre çmimet të cilat kanë trajtuar prokurimin publik në Kosovë gjatë vitit të kaluar .

Hulumtimi tregon se si Komuna e Malishevës, e cila qeveriste nga Nisma Socialdemokrate, ia ka dhënë tenderin për ndërtimin e një shkolle në këtë komunë, kompanisë së vëllait të ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ish-ministri Krasniqi ishte pjesë e stafit të kompanisë që ka ofertuar për tender dhe në të kaluarën edhe shef i Urbanizimit në Komunën e Malishevës.

“Gjatë këtij hulumtimi kemi gjet edhe shkelje tjerra ligjore”, thotë për Ndertimi Media, gazetarja Doruntina Kastrati. “Rezistenca e institucioneve e përgjegjëse në Komunën e Malishevës për të kthyer përgjigje  kanë qenë pengesat kryesore të këtij hulumtimi. Kemi udhëtuar shpesh herë nga Prishtina për në Malishevë për të intervistuar palët, mirëpo dyert kanë qenë të mbyllura për sqarime. ”, thotë Kastrati.

Kompania që është zgjedhur fituese, në dosjen e tenderit e ka dorëzuar diplomën e shefit të urbanizimit të Komunës si punëtor të tyre.

“Këtë hulumtim kam nis ta realizoj në gjysmën e vitit 2020. Rasti është ende  në prokurim”, shtoi ajo.

“Dallavere për hava” i gazetarit Besnik Krasniqi dhe “Komuna e Gazmend Muhaxherit kurdis tenderin për familjarët e Ramiz Kelmendit”, me autorë Valon Fana dhe Vyrtyte Gërvalla janë dy hulumtimet tjera që janë shpërblyer me çmime nga juria në përbërje: Diana Metushi Krasniqi KDI, Isuf Zena ekspert i prokurimit dhe gazetari hulumtues Besnik Boletini.

Drejtuesit e Lëvizjes FOL që për herë të parë ka ndarë për tre shkrimet më të mira të cilat kanë trajtuar temat e prokurimit publik në Kosovë gjatë vitit 2020, kanë inkurajuar gazetarët të vazhdojnë hulumtimet në prokurim publik./Ndertimi Media.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending