Connect with us

Aktuale

Të gjithë janë të pakënaqur me hapësirat e gjelbra në Prishtinë, përfshirë komunën [foto]

Published

on

Hapësirat e gjelbërta dita-ditës po shkojnë duke u pakësuar në kryeqytet. Vrulli i ndërtimeve në gjithë qytetin, prerja e pemëve dhe shkatërrimi i tyre për të lëshuar vendin për ndërtim, mungesa e kujdesit të duhur ndaj hapësirave janë elementet të cilat ndikojnë në minimizimin e gjelbrimit. Kështu, çdo pëllëmbë toke ku do të mund të mbillej një fidan është duke u “shkëmbyer” me një copë betoni.

Se hapësirat  e gjelbërta janë duke i munguar Prishtinës, e bilës edhe ato të cilat janë momentalisht nuk kanë përkujdesjen e duhur e pohon edhe Kryetari i Partisë së Gjelbërt të Kosovës, Daut Maloku.

Maloku për Ndërtimin.info ka thënë se “Hapësirat e gjelbërta i mungojnë Prishtinës kur e kemi parasysh metrin katror për kokë banori. Qyteti është i betonizuar, janë pre pemët dhe shumë hapësira të gjelbërta janë shkatërruar”.

“Ndërtimet dhe betonizimi i cili është duke ndodhur në Kosovë ka ndikuar shumë në prerjen, shkatërrimin dhe zvogëlimin e hapësirave të gjelbërta”, ka shtuar më tutje Maloku.

E në të njëjtën kohë Ndertimi.info ka komunikuar edhe me Komunën e Prishtinës, ku kjo e fundit ka mohuar që gjendja e hapësirave të gjelbërta të jetë në nivel jo të kënaqshëm.

“Çdo vit kemi arritur të bëjmë zgjerimin duke ndërtuar dhe rregulluar hapësira të reja të gjelbërta. Bazuar në këtë, kemi arritur deri më tani të kemi mbi 150 ha hapësira të gjelbërta. Përveç kësaj  janë edhe mbi 4000 drunjë të mbjellur”, ka thënë zëdhënësia në Komunën e Prishtinës, Miranda Mulla-Fazliu

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka planifikuar edhe disa projekte të cilat pritet të përfundohen gjatë këtij viti.

Projektin me bashkë financim me HELVETAS (DEMOS) organizatë qeveritare Zvicerrane i cili është duke u realizuar te Salla Sportive 1 Tetori, e për të cilin zyrtarët komunal  kanë thënë që është në fazën përfundimtare.

Si dhe projekti tjeter Bllok Pas Blloku në këndin mes rrugës “B” dhe “Rrahim Beqiri”.

Lagjet të cilat qëndrojnë më së keqi  për nga mungesa e hapësirave të gjelbërta janë ato që kanë më shumë ndërtime e ku përfshihen lagjet e reja. Si  lagjia e Muhaxhereve, Tophane, Veterniku dhe Arberia, e që sipas asaj çfarë ka thënë Komuna këto lagje kanë mbetur anash par shkak të ndërtimeve të cilat janë duke ndodhur atje./Ndertimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave

Published

on

Në një takim të përbashkët në zyrat e USAID-it në mes të përfaqësuesve të USAID-it, Agjencionit Kadastral të Kosovës, Ministrisë së Financave përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë dhe përfaqësuesit nga shoqata e vlerësuesve privat të pronës u diskutua lidhur me publikimin e çmimeve të shitblerjes dhe vlerësimet e pronës.

Në këtë takim u diskutua modalitetet e publikimit të këtyre të dhënave duke krijuar një aplikacion ku do të kenë mundësi përmes telefonit të marrin të dhënat për njësitë kadastrale në rastin kur çmime të shitblerjeve dhe duke marr të dhënat mbi vlerësimin e pronës për qëllime të tatimit. Poashtu në rastin kur për njësi kadastrale të caktuara ka edhe të dhëna mbi vlerësimin nga vlerësuesit privat do të shfaqen edhe ato të dhëna.

Të gjithë qytetarët do të kenë qasje në këtë aplikacion pa pagesë dhe të gjitha palët e interesuara për qëllime të ndryshme për njësitë kadastrale ku do të rritet transparenca mbi të dhënat e çmimeve të shitblerjeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë

Published

on

Është një copë toke mbi një hektar. I takon ndërmarrjes shoqërore “Slloga”. Para luftës ishte e destinuar për ndërtim, por dikush e shndërroi në tokë bujqësore. “Po duan që ta privatizojnë për një euro arin…e pastaj dikush ta shet 100 mijë një ari”, denoncon publikisht avokati që i përfaqëson ish-punëtorët e kësaj ndërmarrje. Insajderi sjell detaje nga zhvillimet për këtë ndërmarrje që sipas avokatit në këtë rast janë të përfshirë AKP-ja, Gjykata e Komuna e Fushë Kosovës.

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP), Blerim Rexha tri vite më parë ishte bërë lajm nacional me një deklaratë.

Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, pati deklaruar ai parak një komisioni hetimor të Kuvendit të Kosovës për privatizimet.

“Historia mund të përsëritet”, druan avokati Vehbi Halili i cili përfaqëson ish-punëtorët e ndërmarrjes shoqëror “Slloga”, me të cilët ka nisur një betejë ligjore, siç thotë ai, për të parandaluar një veprim të ngjashëm të AKP-së.

Toka për të cilën ai dhe ish-punonjësit e “Sllogës” po shtyhen nëpër gjykata me AKP-në gjendet në Fushë Kosovë, afër ndërtesës së kësaj komune.

Është një copë toke prej një hektarë e tetëmbëdhjetë ari. Siç thotë ai, tash iu ka mbetur vetëm përdorimi i atyre që quhen mjete të jashtëzakonshme në Gjykatën Supreme, që të mos lejohet që edhe kjo tokë të shitet lirë.

Nga tokë ndërtimore, në bujqësore – kush e bëri ndryshimin?

“Po duanë që ta shesin me një euro arin. Ndoshta edhe dy euro. Diçka që e kemi parë edhe më herët dhe pse gjykata po kërkon të provohet kjo, tashmë ky është fakt i njohur”, thotë avokati i ish-punonjësve të “Slloga”, Vehbi Halili në një prononcim për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se kur u autorizua nga ish-punonjësit e kësaj ndërmarrje që të mbronte pronë e saj në Fushë Kosovë, gjeti që para luftës së fundit të vitit 1999, kjo tokë ishte e destinuar si tokë ndërtimore- që rrjedhimisht ia shton vlerën.

Me datë 6 shtator 2023, në Dhomën e Posaçme u deponua një propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit lidhur me ndalesën dhe shitjen e pasurisë së patundshme nga neni 297, 306 lidhur me nenin 304 të LPK-së.

“Në këtë propozim theksohet se asetet e ndërmarrjes “Slloga” në Fushë Kosovë janë definuar për shitje si tokë bujqësore nga AKP, vendim ky i cili është në kundërshtim me provat materiale, të cilat i posedojnë punëtorët e kësaj ndërmarrje p.sh., nga vendimi i ashtuquajturit (iratit) d.m.th. tokës nga Komuna e Prishtinës në OSH “Slloga”, në Fushë Kosovë, i datës 1 gusht 1989 e regjistruar me datë 17 nëntor 1989, Akti i quajtur “Spisak Promena” për vitet 1989-1996, Komuna Kadastrale në Fushë Kosovë, vendimi nr. 452 dhe shenja 16369/21 i datës 15 shkurt 2012 në të cilin vendim shihet se të gjitha parcelat e O.SH “Slloga” në Fushë Kosovë janë toka ndërtimore si dhe libri nga arkivi i vitit 1966”, thuhet në padi.

Këto parcela të cilat tashmë i disponon AKP, sipas padisë  “pas lufte ishin regjistruar si toka bujqësore e jo siç kanë qenë toka ndërtimore në bazë të provave të i posedonte Agjencioni Kadastral i Fushë Kosovës, e një pjesë e konsiderueshme i mban të uzurpuara Komuna e Fushë Kosovës e qëllimi i tyre dhe i AKP-së është ndërrimi i destinacionit nga toka ndërtimore në tokë bujqësore, pra shitja si tokë bujqësore”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Published

on

Ministria e Kulturës ka njoftuar për inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të artistes Doruntina Kastrati dhe kuratores Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë të ftuar të bashkohen në inaugurim.

“Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)”, njofton MKRS.

Më tutje thuhet se “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” ka për komisionare Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending