Connect with us

Aktuale

Takime të fshehta mes NPB-së e AKP-së në përpjekje për aktivizimin e projektit multi-milionësh afaristo banesor në Lakrishtë

Published

on

Kreu i AKP-së paguhet 4 mijë euro në muaj nga qytetarët, refuzon t’u ofrojë qasje atyre në dokumente publike

Kreu i Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Avni J. Jashari, po refuzon kundërligjshëm t’u ofrojë qytetarëve qasje në informacion dhe në dokumente publike, ndonëse paguhet prej taksave të tyre 4 mijë euro neto në muaj.

Tash e disa javë, Jashari nuk po pranon të deklarohet lidhur me dokumentet e prodhuara dhe të pranuara pas një takimi të fshehtë për publikun që ka mbajtur më 14 dhjetor 2021, me kryeshefin e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB), Hajdar Hoxha.

Sipas burimeve nga NPB-ja, takimi është realizuar në kuadër të përpjekjeve për të shtyrë përpara çështjet që lidhen me realizimin e projektit të dyshimtë 120-milionësh afaristo-banesor në Lakrishtë, që u ndërpre fundvitin e kaluar si rezultat i reagimit të banorëve pas skandalit mjedisor të shkatërrimit të azbestit kancerogjen që nxori në shesh dhjetëra pretendime të bazuara për shkelje dhe keqpërdorime të tjera. Rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale.

I kontaktuar përmes telefonit disa ditë pasi i kishte pranuar pyetjet me e-mail, zëvendësi i drejtorit menaxhues që aktualisht drejton AKP-në, Avni J. Jashari, duke përdorur qasje diskriminuese e selektive nuk ka pranuar të ofrojë informacion që i garantohet sipas ligjit secilit qytetar, pavarësisht profesionit ose statusit të tij.

“Pyetjet i keni dërgu si qytetar e jo si gazetar i RTK-së. Nëse i dërgon si gazetar i RTK-së me kopje qysh i kini po besoj që dikush prej AKP-së ju përgjigjet”, ka deklaruar Jashari më 31 dhjetor 2021 ndërkohë që më nuk është lajmëruar në thirrjet telefonike. (VIDEO)⤵️

Përgjigjja e Jasharit është në kundërshtim të plotë me ligji nr. 06/l-081 për qasje në dokumente publike që specifikisht në nenin 1  “garanton të drejtën e secilit person, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në dokumente publike, të prodhuara, pranuara, mbajtura apo kontrolluara nga institucionet publike, si dhe të drejtën për ripërdorimin e dokumenteve të sektorit publik”.

Neni 4 paragrafi 5 i këtij ligji poashtu specifikon se “e drejta për qasje në dokumente publike i takon secilit person në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Institucionet publike nuk favorizojnë askënd në ushtrimin e të drejtës për qasje në dokumente në krahasim me të tjerët”.

Lidhur me takimin e mbajtur pa njoftim të medieve, nuk ka pranuar të deklarohet as kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxhaj.  Sikurse çdo herë tjetër kur është i është kërkuar të përgjigjet rreth projektit të dyshimtë afaristo-banesor, Hoxhaj edhe kësaj radhe ka refuzuar të deklarohet me arsyetimin se është i zënë teksa e ka mbyllur telefonin. (VIDEO)⤵️

Kujtojmë se telefonatat janë realizuar 9 ditë pasi në e-mailet zyrtare të Jasharit e Hoxhajt dhe të agjencive që drejtojnë u janë dërguar pyetjet në formë të shkruar.

Dy drejtuesit e agjencive nuk  janë përgjigjur brenda afatit ligjor as pas kërkesave të tjera për qasje në dokumentet publike, drejtuar përmes e-mailit më 05 janar 2022.

Ligji për qasje në dokumente publike, specifikon se institucioni publik detyrohet që brenda shtatë (7) ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe kur dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë.

Në shkrimet e radhës:

Si po tentojnë AKP-ja dhe NPB-ja ta ndryshojë gjendjen kadastrale në terren ku planifikohet ndërtimi i projektit afaristo- banesor përkundër parregullsive pronësore dhe faktit se kjo lëndë po hetohet për keqpërdorime dhe nuk ka marr epilog nga Prokuroria Speciale.

(Artikull i shkruar nga gazetari Arsim Halili)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending