Kryetari aktual i Komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri, kandidon për mandatin e dytë si Kryetar. Ai ka shpalos programin e dytë qeverisës për këtë komunë me anë të një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.
Xhafer Tahiri ka treguar që në këto 4 vite, qyteti i Vushtrrisë ka ndryshuar për të mirë, e që ky ndryshim të kompletohet ai bashkë me ekipin e tij kanë krijuar një porgram qeverisës që do e zhvilloj edh më tej këtë komunë.
Programi që Kryetari Tahiri dhe ekipi i tij kanë krijuar përbëhet në dy pjesë, ku në pjesën e parë janë 10 projekte vitale infrastukturore që do e ndryshojnë dhe do e transformojnë qytetin e Vushtrrisë, duke krijuar vende të reja të punës dhe duke tërhequr investitorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Kryetari Tahiri në planin e tij të infrastukturës dhe të ambientit planifikon që në 4 vitet e ardhshme të bëhet asfaltimi i 100% i të gjitha rrygevë lokale, të ndërtoj unazën e qytetit të Vushtrrisë, të bëhet ndërtimi i rrugës së vjetër Novolan- varrezat e vjetra të qytetit, ndërtimi i rrugës Veskoc-Kurillovë-Sllakoc, të bëhet përfundimi i rrugës Vushtrri-Nedakoc-Pestovë dhe ndërtimi i rrugëve që lidhë fshatrat e Vushtrrisë me rrugë.
Për bujqësinë plani i Kryetarit Tahiri, përfshinë ndërtimin e kanaleve kulluese dhe rrugëve të rendit të 4-t për lehtësimin të qasjes në tokat bujqësore, ndërtimin e tregjeve, depove, pikave grumbulluese për mini-fermerët në fshatrat e Vushtrrisë dhe përfundimin e ndërtimit të tregut për prodhues vendorë ku tregon se në gushtin e vitit 2021, Komuna e Vushtrrisë dhe organizata IRË kanë nënshkruar Marrëveshjen për ndërtimin e tregut për prodhues vendorë me vlerë prej 600 mijë eurosh, ku fillimi i ndërtimit të tregut parashihet në shtator të vitit 2021 dhe përfundon brenda 18 muajsh.
Plani i Tahirit nuk i lë anash rininë, kulturën dhe sportin, ku planifikohet përfundimi i ndërtimit të stadiumit “Musa Abazi”, fusha të futbollit në Maxhunaj, Lumbardh, Ortakoll dhe Stanoc. Të bëhet ndërtimi i fushës së volejbollit me rërë (beach volley) në qytet, ndërtimin e fushës së basketbollit, ndërtimit të Pishinës Olimpike ne Taraxhë, ndërtimin e terrene/shesheve sportive multifunksionale në fshatrat e Vushtrrisë dhe një palestër shkollore te “AAnton Zako Çajupi”
Per shërbimet publike, plani qeverisës i Tahirit parasheh ndërtimin e parkingjeve publike në qytet, organizimin e trafikur urban ku përfshinë fshatrat e Vushtrrisë në transport publik ndërurban, ofrimi i shërbimeve cilësore në mirëmbajtjen e hapësirave publike, varrezave dhe parqeve të qytetit. Sipas planitdo të krijohen parqe të reja në fshatrat e Vushtrrisë, ndërtimin e trotuareve në qytet, pranë shkollave dhe në fshatrat e Vushtrrisë, ndërtimin e kanalizimeve dhe ndërtimin e stacionit të autobusëve.
Zhvillimi urban dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore përfshinë rindërtimin me partneritetin publiko-privat i ndërtesave shumë banesore të vjetra, miratimin e Hartës Zonale të Komunës, ndërtimin i sahat-kullës në Vushtrri, rikthimi i kalldrëmit në bulevardin “Adem Jashari” dhe ndërtimin e shtegut për biçikleta përgjatë lumit “Tërrtstena”. /Media Ndërtimi/