Super-aeroporti me motive nga kultura kineze

0

Terminali i ri i pasagjerëve për Aeroportin e Pekinit (aktualisht i njohur si Aeroporti Ndërkombëtar Daxing) është gati të bëhet qendra më e madhe e aviacionit në botë. Struktura e gjerë, e përcaktuar nga pesë gjymtyrë që shtrihen nga një bërthamë qendrore, do të mbulojë një sipërfaqe prej 313,000 metrash katrorë. Është raportuar se çdo “krah” do të përdorë imazhe nga kultura kineze, duke përfshirë “mëndafshin, çajin, porcelanin, tokat bujqësore dhe kopshtet kineze”.

Sipas projektuesve, distancat nga fundi i secilit krah në ndërtesën qendrore “do të jenë më të ulëta se 600 metra” – një dizajn që do të dallojë aeroportin nga aeroportet më të mëdha ndërkombëtare “, që në mënyrë të pashmangshme kërkojnë udhëtarët të ecin distanca të gjata”, argumentuan ata.

Aeroporti, i cili ndodhet 46 kilometra në jug të qendrës së qytetit të Pekinit, do të lehtësojë presionin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit i mbushur me njerëz, i cili ndodhet në rrethinat verilindore.

Duke folur në vitin 2015, nga fitimi i konkursit t projektimit, Arkitektët “Zaha Dadid” në një kumtesë thanë: “Me një qendër të integruar shumë-modale të transportit që përmban lidhje direkte me shërbimet hekurudhore lokale dhe kombëtare, duke përfshirë hekurudhën me shpejtësi të lartë Gaotie, aeroporti i ri Daxing do të jetë një qendër kyçe brenda rritjes së rrjetit të transportit të Pekinit dhe një katalizator për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke përfshirë qytetin e Tianjin dhe Hebei Province “.

Terminali i ri i pasagjerëve do t’i shërbejë China Eastern Airlines dhe China Southern Airlines respektivisht dhe ekskluzivisht, duke lejuar dy transportuesit të mbajnë vetëm më pak se gjysmën e udhëtarëve të përgjithshëm të aeroportit.

Me katër pista, aeroporti është projektuar për të zënë një kapacitet prej 72 milion pasagjerësh dhe 2 milion ton ngarkesash ajrore çdo vit deri në 2025, duke arritur në 620,000 fluturime. Aeroporti është vendosur të hapet në vitin 2019. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here