Arkitekturë
Stacion metroje nga porcelani
Firma arkitekturore ruse AI-Architects është përzgjedhur si fituese e një konkursi për të projektuar stacionin e ri të metros Sheremetyevskaya në Moskë, Rusi. Konkursi i hapur ndërkombëtar kërkoi propozime për tre stacione të vendosura përgjatë vijës së re të metrosë të kryeqytetit: “Rzhevskaya”, “Sheremetyevskaya” dhe “Stromynka”. Dy firmat e tjera fituese përfshinin Architects Blank për stacionin “Rzhevskaya” dhe Map Architects për stacionin “Stromynka”.
Skema arkitektëve të AL bazohet në rëndësinë e “traditave aristokratike ruse” dhe përdor një seri të formave rrumbullake të cilat arkitektët i referohen si “miqësore” dhe të afta për të pritur flukse të mëdha njerëzish për në dhe nga platforma e stacionit.
Projekti i stacionit Sheremeryevskaya kombinon madhështinë e stacioneve historike të Moskës me ergonomi, funksionalitet dhe praktikë të stacioneve më moderne të qytetit, duke rezultuar në një projekt që arkitektët e përshkruajnë si “elegant dhe teknologjik”.
I emëruar nga emri i fisnikut rus Count Sheremetyev, stacioni do të shfaqë struktura dhe pllaka porcelani, një material i njohur për arkitekturën e fisnikërisë ruse. Mbi tokën, piedestalet e qelqit sferik mbështetin çatinë e stacionit prej 70 metrash, duke i dhënë asaj pamjen e lundrimit. E njëjta vazhdon në nëntokë, ku shtylla të rrumbullakosura shfaqin një fund prej graniti që i ngjanë pjesëve të ndërtuara prej porcelani.
Disa zgjedhje të projektimit brenda stacionit ndihmojnë për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, duke përfshirë stolet e integruar në mure të brendshme dhe sipërfaqet prej pasqyre që synojnë të zvogëlojnë shpejtësinë e pasagjerëve, të cilët pa dëshirë do të lëshohen për të parë reflektimin e tyre.
Ky është projekti i dytë më i rëndësishëm për arkitektët e AL në kryeqytetin e Rusisë, pas përfundimit të ridizenjimit të Sheshit Borovotskaya në qendrën historike të Moskës nga muret e Kremlinit.
Ndërtimi në stacionin e Sheremeryevskaya vlerësohet të përfundojë në vitin 2020.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë16 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë15 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë13 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë15 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
You must be logged in to post a comment Login