Connect with us

Transport

Spanjë, udhëtimi me tren deri në 300 kilometra, falas për qytetarët

Published

on

Deri në fund të vitit, pasagjerët do të mund të udhëtojnë falas në trena, në udhëtime më pak se 300 kilometra.

Udhëtimet me tren nën 300 kilometra do të jenë falas në Spanjë deri në fund të vitit, një skemë të cilën zyrtarët e qeverisë spanjolle e cilësuan si një përpjekje për të reduktuar ndikimin e krizës së kostos së jetesës dhe gjurmës së karbonit në vend dhe për të nxitur njerëzit të zëvendësojnë makinën me transportin publik.

Në thelb të nismës, e cila filloi të enjten, pasagjerët – si rezidentë edhe turistë – do të kenë të drejtën të udhëtojnë falas në trena lokalë dhe në linjat me rreze të mesme midis qyteteve.

Nisma, e cila kërkon regjistrimin për një biletë udhëtimi dhe një depozitë, financohet nga një subvencion i qeverisë prej 221 milionë eurosh, sipas asaj që raporton Reuters.

Pasagjerët mund të marrin biletë mujore nëpërmjet aplikacionit Renfe apo në biletaritë e stacioneve. Në momentin që zgjidhet stacioni i origjinës/destinacioni, krijohet një kod QR që mund të përdoret si biletë.

Është e nevojshme të paguhet një depozitë 10 euro për cercanias* dhe 20 euro për udhëtimet Media Distancia. Kjo shumë do të rimbursohet kur të kryhen të paktën 16 udhëtime në harkun e katër muajve.

Spanja, ashtu si shumë vende, po luftojnë inflacionin e lartë. Norma e inflacionit u rrit në 10.8 për qind në korrik, niveli më i lartë në 38 vjet. Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se shkak për rritjen e çmimeve është lufta e Rusisë në Ukrainë.

Një skemë e ngjashme sapo përfundoi në Gjermani, ku shërbimi hekurudhor kombëtar ofroi bileta mujore me çmim 9 euro. Nisma 2.5 miliardë euro, e paguar nga një subvencionim i qeverisë, u vlerësua shumë nga udhëtarët dhe nuk solli mbipopullimin siç mendohej, edhe pse një e katërta e popullsisë bleu bileta në muajin e parë./Media Ndërtimi

Transport

Avioni elektrik për pasagjerë nis fluturimin për herë të parë

Published

on

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell.

Kompania izraelite Eviation Aircraft nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta.

Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation, për CNN Business.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Aeroporti i Singaporit me plan zgjerimi, do të pranojë 50 milionë pasagjerë më shumë

Published

on

Aeroporti Changi në Singapor prej kohësh është konsideruar më shumë si një pikë turistike, se sa thjesht një hapësirë ku njeriu kalon për të hipur në aeroplan dhe për të fluturuar diku tjetër.

Për një dekadë, ky aeroport mbeti i pamposhtur në çmimet vjetore të Skytrax për “Aeroportet më të mira në botë”, duke e humbur kurorën në vitin 2021 ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Hamad të Katarit.

Ndërsa më 2022 ajo ra në vendin e tretë duke u kaluar edhe nga aeroporti Haneda i Tokios.

Teksa kufizimet e udhëtimeve shkaku i pandemisë tashmë janë hequr, zyrtarët e Singaporit kanë vendosur një qëllim të ri – zgjerimin e këtij aeroporti.

Dhe kohët e fundit janë zbuluar detaje për Terminalin 5, i cili do të jetë një shtrirje e re sociale për këtë shtet dhe jo vetëm zhvillim infrastrukturor.

Gjatë festimeve të njërës prej ditëve nacionale të këtij shteti, Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, tha se Terminali 5 do të shtojë kapacitetin për rreth 50 milionë pasagjerë në vit.

Numër i madh ky konsideruar se katër terminalet e tanishme mund të pranojnë rreth 82 milionë pasagjerë në vit.

Ndërtimi i këtij terminali pritet të nisë brenda dy viteve, me synim që objekti të hapet në mesin e viteve të 2030-ta.

E vendosur në Changi East, terminali i ri do të ketë 1080 hektar, një sistem me tre pista dhe do të lidhet me katër terminalet tjera.

Kryeministri Lee tha se planet për ndërtimin e këtij terminali u ndalën shkaku i pandemisë, kohë kjo e cila u shfrytëzua për rivlersimin e perspektivave afatgjata në transportin ajror.

“Në afat më të gjatë, udhëtimi ajror do të vazhdojë të rritet për shkak të një klase të mesme që po zgjerohet me shpejtësi në rajonin tonë. Prandaj vendosëm të vazhdojmë dhe të rifillojmë projektin T5” tha Lee

Aeroporti Changi u shërbeu 68.3 milionë pasagjerëve në vitin 2019, para pandemisë. Pas lehtësimit të kërkesave të karantinës dhe testimit, trafiku i pasagjerëve arriti në 55% të niveleve para pandemisë në korrik 2022, sipas shifrave zyrtare të aeroportit./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Transport

Po realizohet projekti hekurudhor që lidh Baltikun me Europën

Published

on

Projekti më i madh i njëqind viteve për infrastrukturën në rajonin e Baltikut është duke u realizuar tani.

Projekti hekurudhor “Rail Baltica” prej 870 km. do të lidhë kryeqytetet e Lituanisë, të Letonisë dhe të Estonisë me Varshavën dhe me pjesën tjetër të Europës, duke mundësuar kështu kalimin e trenave nëpër kontinent pa ndërprerje.

Bisedat për një projekt hekurudhor që do të lidhte vendet baltike janë shtuar duke filluar që nga fundi i viteve 1990. Në vitin 2001 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi nga ministrat e transportit të Estonisë, të Letonisë dhe të Lituanisë.

Megjithatë, vetëm në vitin 2010 u arrit të nënshkruhej një memorandum nga përfaqësuesit e ministrive të transportit të Polonisë, të Lituanisë, të Letonisë, të Estonisë dhe të Finlandës.

Megjithëse aktualisht duhen shtatë orë për të udhëtuar me makinë nga kryeqyteti i Lituanisë në atë të Estonisë, linja e re pothuajse do ta përgjysmojë këtë kohë, duke e ҫuar atë në vetëm 3 orë e 38 minuta.

Hekurudha do të fillojë në Talin përpara se të kalojë nëpër Pärnu, Riga, Panevėžys dhe Kaunas, për të arritur më pas në kufirin mes Lituanisë dhe Polonisë; do të ketë gjithashtu një lidhje me Vilnius nga Kaunas.

Pas përfundimit të saj, trenat do të mund të udhëtojnë deri në Baltik nga Polonia, me një shpejtësi maksimale prej 234 km/orë për trenat e pasagjerëve.

Megjithëse ky projekt nuk është i lirë dhe vlerësohet të ketë një kosto prej 5.8 miliardë euro, analiza kosto-përfitim e projektit parashikon se ai do të sjellë deri në 16.2 miliardë euro përfitime të matshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending