Aktuale
Skenderaj do të bëhet me Park të Biznesit
Kuvendi Komunal i Skenderajit ka përkrahur projektin e Parkut të Biznesit i cili do të ndërtohet në këtë komunë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, vet kryetari Bekim Jashari. Ai ka thënë se ky park i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajit.
“Sot, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti vazhdimin e seancës, ku Asambleja Komunale votoi propozimin për Parkun e Biznesit, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt! Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skenderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime. Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune”, ka shkruar ai.
Jashari ka njpoftuar se pro këtij projekti kanë 20 asamblistë të Kuvendit Komunal të Skendarajt
“Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt “pro” projektit të Parkut të Biznesit votuan 20 asamblistë, ndërsa seancën e braktisen 10 asamblistë. Ndjej keqardhje për ata asamblistë që nuk e kanë kuptuar sa duhet vullnetin dhe vendosmërinë time për të ofruar mundësi të re punësimi dhe zhvillimi për qytetarët e komunës së Skënderajt”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se idenë e këtij projekti e ka diskutuar me të gjithë, përfshirë edhe presidentin Thaci, kryeparlamentarin Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilët e kanë mbështetur.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë5 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë6 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike