Connect with us

Infrastrukturë

Si planifikon Evropa të përballet me krizën e mungesës së gazit nga Rusia

Published

on

Një proces kalimi nga gazi rus në gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Amerika dhe Azia  kërkon investime të mëdha.

Në vitin 2021, Rusia furnizoi 40% të gazit të Evropës.

Që nga pushtimi i Ukrainës, kjo përqindje ka ndryshuar me shpejtësi.

Më 31 maj Gazpromi, gjiganti energjetik shtetëror i Rusisë, njoftoi se do ta ndalojë furnizimin kompanive GasTerra-s, një kompani holandeze dhe Orsted, kompani daneze, pasi ato refuzuan të paguanin për gazin në rublën ruse. Furnizimi i Shell-it në Gjermani gjithashtu u ndërpre, shrkuan The Economist.

Vendimi dukej si hakmarrje: një ditë më parë BE kishte shpallur një ndalim të naftës ruse, duke mbuluar 75% të importeve nga Rusia dhe 90% deri në fund të vitit. Rusia e kishte ndërprerë gazin tashmë për kompanitë e gazit në Bullgari, Finlandë dhe Poloni.

Për të hequr dorë nga furnizimet ruse, shumë vende evropiane po i drejtohen gazit të lëngshëm natyror (LNG) të importuar nga Amerika dhe Azia. Importet e LNG janë rritur me 47.7% nga viti në vit në muajin prill dhe me 19.9% krahasuar me muajin mars.

Ky furnizim i lëngshëm duhet të kthehet në gjendjen e tij të gaztë përpara se të dërgohet tek përdoruesit përfundimtarë. Deri kohët e fundit, Evropa dukej se kishte shumë o’i zëvendësuar gati dy të tretat e gazit rus me tubacione.

Terminalet e importit të kontinentit kishin vetëm 45% të kapacitetit në vitin 2021, sipas Energy Intelligence, një botues që merret me lëminë e industrisë.

Por, ndërkohë që Rusia fillon me ndërprerjen e gazit, mungesa në objektet e përpunimit dhe tubacionet për transport të mëtejshëm po bëhet e dukshme.

Pjesa më e madhe e kapacitetit të rigazifikimit të Evropës është në jug dhe perëndim; Britania dhe Spanja kanë rreth gjysmën prej tyre.

Vendet pa dalje në det në lindje, të cilat kanë më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, janë duke u përballur me probleme.

Mungon infrastruktura për ta dërguar gazin atje ku duhet. Në muajt e fundit, dy tubacionet përmes të cilave Britania dërgon gaz në Evropë janë mbaruar.

Me dërgesat e LNG që po derdheshin, dhe askund për t’i vendosur, çmimet e gazit në Britani pësuan rënie./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc

Published

on

Një grup personash kanë dalë të enjten për të protestuar, duke dështuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje kjo në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Mos i mbyllni bizneset tona”.

Përfaqësuesi i protestuesve, Isuf Mehmetaj, tha se si shkak i zgjerimit të rrugës rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.

“Kemi dalur për të protestuar për devijimin e rrugës. Këta po thonë që është vetëm zgjerimi i rrugës. Toka bukës po nxinet këndej janë dy anët e rrugës të shpronësuar, ka bizenese ne jemi dalur shkaku i bizneseve që ato tash vetëm duhet që ti mbyllim. Numri i bizneseve është 60-62”, ka thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro

Published

on

Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, me vlerë të parashikuar investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë është drejt realizimit.

Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intensitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Pas prezantimit të Studimit të Fizibilitetit, para zyrtarëve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezantuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për vendin.

Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit.”, deklaroi mnistri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Podujevë

Published

on

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. Me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë për këtë ditë.

Zona Industriale ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298.314 m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj).

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending