Connect with us

Ndërtim

Si ndahen shtëpitë dhe qiratë në Shqipëri

Published

on

Komisioni Parlamentar i Çështjeve Sociale ka nisur shqyrtimin e projektligjit të ri të qeverisë, për “Strehimin social”.

Me nismën e re të qeverisë, janë 14 kategori të listuara si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje, shkruan “Panorama”.

Qeveria ka rishkruar ligjin e strehimit social, sipas të cilit qytetarët pa të ardhura, apo me të ardhura shumë të ulëta, mund të aplikojnë për të përfituar në programin social të strehimit. Qytetarët që janë në kushte të vështira ekonomike do të mund të aplikojnë pranë njësive vendore, si individ apo si familje. Për secilin individ apo familje do të hartohet një dosje, në bazë të së cilës do të behët sistemi i pikëzimit.

Por, sipas projektligjit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesjes së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç. Familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer në Shqipëri apo edhe ata që kanë aplikuar si azilkërkues.

Po ashtu, kategori që do të trajtohen me prioritet, do të jenë familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e reparteve të FNSH-së dhe RENEAS. Gjithashtu, në projektligj janë vendosur si prioritet për trajtim të banesave të strehimit apo bonuseve të qirave, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit, anëtarët e komunitetit rom apo egjiptian. Po kështu dhe nënat vajza. Projektligji ri trajton me precedencë dhe kërkesat e komunitetit gay, lesbike, biseksuale, transgjinorëve (LGBT).

DEBATI

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Çështjeve Sociale kanë kërkuar që të shtohen dhe kategori të tjera, që të trajtohen me përparësi. Kreu i Komisionit të Çështjeve Sociale, Petrit Vasili, kërkoi që në programin e strehimit të trajtohen dhe zjarrfikësit, naftëtarët dhe minatorët.

Por, nëndrejtoresha e Entit të Banesave, ish-deputetja e PS-së, Rajmonda Stefa, tha se këto kategori nuk mund të jenë përfituese. “Te neni 15 ju thoni që pse nuk përfshihen minatorët dhe naftëtarët, besoj që në nenin 15 nuk bëhet fjalë për personat që janë gjallë, përfitojnë ish-policët që kanë rënë në krye të detyrës, jo ata që janë në detyrë. Zjarrfikësi është në marrëdhënie pune dhe minatori dhe naftëtari kanë të ardhura reale, të cilët mund ta përballojë vlerën e banesës”, tha Stefa. Por debati në komision ka vijuar për përfshirjen e komunitetit LGBT.

Vasili tha se në projektligj duhet të specifikohet që të trajtohen me përparësi anëtarët e komunitetit LGBT, që janë në vështirësi ekonomike. “Ky komuniteti LGBT, pse nuk specifikohet për vështirësitë përkatëse sepse mund të jenë një pjesë e komunitetit që rron mirë, pse duhet të jenë në këtë ligj. Nuk është orientimi seksual që të bëhen pjesë e kategorisë, por është vështirësia sociale që ke.. Qëllimi është i mirë, por nuk e keni specifikuar. Anëtarët e komunitetit LGBT, që janë në kushtet e varfërisë etj., etj.”, ka thënë Vasili.

 

Ndërkohë që deputetja e PD, Orjola Papuri, kërkoi që të trajtohen dhe ish-të përndjekurit politikë, por nëndrejtoresha e Entit të Banesave tha se ajo kategori nuk përfiton. “Ish-të përndjekurit marrin tjetër gjë, marrin dëmshpërblimin dhe kanë përfituar banesa nga Enti i Kombëtar i Banesave”, tha Rajmonda Stefa.

Dosjet e aplikantëve, ja dokumentet që duhen plotësuar

Shpenzimet për plotësimin e dosjeve do të mbulohen nga zyrat e qeverisjes vendore. Individët apo familjarët që do duhet të aplikojnë për programin e strehimit social, do të duhet të dorë- zojnë 9 dokumente për të plotësuar dosjen e aplikimi. Në dosje do të nevojitet certifikata familjarë, fotokopja e kartës së identitetit, vërtetim që je banor i lagjes ku aplikon për strehim.

Individi do duhet të dorëzojë një vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk zotëron biznes, po ashtu vërtetim nga ZRPP, që nuk ka në pronësi banesa të tjera edhe në emër të familjarëve. Vërtetim të ardhurash bruto dhe neto, të shoqëruara më vërtetimin që janë derdhur sigurimet shoqërore, kjo nëse aplikanti ka punuar në shtet. Pjesë e dosjes duhet të jetë dhe kartela, që aplikanti është punëkërkues.

Gjithashtu, duhet të dorëzojë dhe një vërtetim të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që vërteton origjinën e pasurisë për të gjithë anëtarët madhorë të familjes. Po ashtu, kërkohet të dorëzohet dhe kontrata e qirasë.

PROJEKTLIGJI I RI

Neni 13

Rregulla të përgjithshme për aplikimin në programet sociale të strehimit

  1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit.
  2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore, për këta aplikantë.
  3. Dokumentacioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 14

Rregulla të përgjithshme të përzgjedhjes

  1. Përzgjedhja e subjekteve dhe familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

 

  1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit.
  2. Në përzgjedhjen e subjekteve përfituese, me anë të sistemit të pikëzimit, përfshihen individë/familje, të cilët përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikuara sipas çdo programi

Neni 15

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përzgjedhjen e individëve/familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:

  1. a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:
  2. nuk disponojnë banesë në pronësi;
  3. banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;

iii. banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi;

  1. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
  2. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
  3. b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
  4. familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;
  5. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;

iii. familjet me më shumë se katër fëmijë;

  1. bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.
  2. c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi: i. personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;
  3. individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;

iii. familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;

  1. emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;
  2. familjet e policëve të rënë në detyrë; vi. punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);

vii. punonjësit e repartit RENEA;

viii. viktimat e dhunës në familje;

  1. viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  2. anëtarët e komunitetit rom;
  3. anëtarë të komunitetit egjiptian;

xii. të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit;

xiii. vajzat nëna;

xiv. individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.

ç) Kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuara në këtë ligj.

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Mercedes-Benz dhe Binghatti do të ndërtojnë një rrokaqiell super të lartë në Dubai

Published

on

Mercedes-Benz do të bashkëpunoj me firmën Binghatti Properties për të ndërtuar një rrokaqiell super të lartë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti është emëruar zyrtarisht Mercedes-Benz Places në Dubai; Struktura 65-katëshe do të arrijë 341 metra.

Hiper-pronat e Binghatti janë projektuar posaçërisht për ata që vlerësojnë vërtetë arkitekturën e shkëlqyer, duke u dhënë banorëve të tyre përvojën sesi dizajni modern dhe i menduar, i kombinuar me teknologjinë e fundit mund të bëjë një pronë më shumë sesa thjesht një vend ku jetoni.

Siç mund ta shohim nga imazhi i paraqitur, ndërtesa do të ketë një vijë çati të lakuar dhe fasada do të shfaqë logon e kompanisë së automobilave.

“Me Mercedes-Benz Places në Dubai, ne po e kapërcejmë fushën e automobilave për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme të markës. Partneriteti me Binghatti, i cili mburret me ekspertizë të gjerë në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, është një ndeshje ideale për ne. Kulla jonë rezidenciale e markës inauguruese synon të krijojë baza të reja, të lakmuara që përmbledhin thelbin e markës sonë, duke u ofruar klientëve tanë një vend të shenjtë për të mbërritur, për t’u çlodhur dhe për ta thirrur me të vërtetë në shtëpi.”, thotë Britta Seeger, një anëtare e bordit të Mercedes-Benz Group AG.

“Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me Mercedes-Benz, një emër ikonë, për të aktualizuar rezidencën e parë luksoze të markës Mercedes-Benz në botë. Mercedes-Benz Places në Dubai kapërcen të qenit thjesht një zhvillim i pasurive të paluajtshme; është gati t’i japë prioritet komunitetit dhe lëvizshmërisë, duke vendosur një standard të ri për jetesë inteligjente.”, kryetari i Binghatti Properties Muhammed Binghatti.

Detaje të mëtejshme do të njoftohen më 24 janar 2024, gjatë një ngjarjeje në Dubai.

Continue Reading

Trending