Connect with us

Aktuale

S’i dolën gjysmë milioni € Komunës së Gjakovës për pastrimin e deponisë ku kontraktoi kompaninë që fitoi mbi 40 tender për 3 vjet  

Published

on

“Që 7 vjet digjet deponia te ‘Ali Ibra’, çdo vit, edhe çka është më interesant, edhe ka shtëpia ime vjen tymi”, kishte thënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kur ishte pyetur në ‘Jeta në Komunë’ për djegien e mbeturinave në deponinë në lagjen ‘Ali Ibra’ të Gjakovës.

461 mijë euro është shuma që Komuna e Gjakovës ka shpenzuar për trajtimin e një deponie në periferi të qytetit.Paratë janë shpenzuar, mirëpo deponia vazhdon të ekzistojë, edhe pse për të u thanë fjalë të ‘mëdha’ që do pastrohet, trajtohet dhe rigjenerohet.

Për më tepër, deponia gjendet shumë afër një lokacioni ku jeton komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptianë.

Gjatë verës së vitit të kaluar, deponia për disa ditë rresht është djegur, duke mbuluar një pjesë të madhe të qytetit të Gjakovës nga tymi, raporton Kallxo.com.

Pas asaj gjendje, Komuna e Gjakovës reagoi dhe siguroi një fond prej 400 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, për ta trajtuar dhe ‘zhdukur’ deponinë.

Deponia, është qendër transfer, ku aty grumbullohen mbeturinat nga i gjithë qyteti i Gjakovës.

Për të zgjedhur kompaninë që do të merrej me këtë projekt, Komuna e Gjakovës inicioi aktivitetin e prokurimit më 17 korrik 2020, 7 ditë pasi kishte siguruar fondet.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte pikërisht 420 mijë euro.

Në këtë tender, Komuna ka përdorur procedurë të negociuar, e cila përdoret zakonisht vetëm në raste emergjente.

Në rastin konkret, është ftuar kompania ‘Korben’ për të aplikuar në tender. Oferta e Korben ishte e njëjtë me çmimin e parashikuar në prokurim dhe saktë me fondin e siguruar nga Komuna, 420 mijë euro.

Që nga viti 2018 e deri më tash, kompania ‘Korben’ i ka të fituar mbi 40 tenderë nga komuna që udhëhiqet nga Ardian Gjini.

Në kontratën e nënshkruar më 22 korrik, thuhet se afati i përfundimit të punimeve është 30 ditë, pas nënshkrimit të kontratës.

Rrjedhimisht, me 22 gusht 2020.Sipas kontratës ishin caktuar edhe specifikat e punëve.

“Ngarkimi me eskavator i mbeturinave, pastrimi i terrenit në stacionin transferues të mbeturinave në Gjakovë deri në deponinë Regjionale Landovicë.

Distanca 30 km vajtje dhe 30 km ardhje. Llogaritja në ton. Pesha e matur në deponinë regjionale duhet të dëshmohet”, thuhet në kontratë. Për këtë qëllim, ishte caktuar që për 25 mijë ton mbeturina, të paguhet 237 mijë e 500 euro.

Ndërsa 182 mijë e 500 euro të tjera ishin caktuar për ‘Pagesën e taksës për deponimin e mbeturinave në Deponinë Regjionale Landovicë’, duke arritur shumën totale 420 mijë euro./ Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending