Connect with us

Aktuale

Shumë objekte me investime kapitale nuk u funksionalizuan asnjëherë

Published

on

Instituti GAP publikoi raportin “Qëndrueshmëria e investimeve kapitale të komunave”. Në nivel komunal, një numër i konsiderueshëm i projekteve kapitale nuk janë funksionalizuar asnjëherë apo nuk kanë arritur rezultatin e planifikuar. Përkundër nevojës së lartë për investime, janë shpenzuar miliona euro të taksapaguesve për ndërtimin e objekteve të ndryshme të cilat nuk janë shfrytëzuar. Në disa raste, objektet e ndërtuara janë dëmtuar nga mosshfrytëzimi i tyre.

Raporti i  Institutit GAP ofron shembuj të investimeve të kryera që nga viti 2000 të cilat akoma nuk janë funksionale. Ndërsa raste të tjera përfshijnë ndërtimin e shkollave, që pas përfundimit të ndërtimit është konstatuar që terreni është jo i përshtatshëm për ardhje/vajtje të nxënësve, ose ndërtimin e qendrave mjekësore për të cilat pas përfundimit është konstatuar që nuk ka numër të mjekëve për t’i bërë ato funksionale, e deri të ndërtimi i kontenjerëve nëntokësorë për mbeturina, që vetëm pas ndërtimit është konstatuar që Kosovës i mungojnë automjetet adekuate për tërheqjen e mbeturinave në sistemin nëntokësor.

Këto raste, përveç që dëshmojnë mos planifikim të duhur të investimeve, janë edhe rezultat i ndryshimeve demografike dhe rrjedhimisht, mungesa e nevojës për shfrytëzimin e tyre; mosmirëmbajtja dhe dëmtimi i projekteve pas përfundimit të investimeve; kontestet pronësore; mungesa e fondeve të mjaftueshme për të përfunduar projektin dhe në disa raste pamundësia e komunave për të pranuar staf me pagesë të rregullt, në menaxhimin ose funksionimin e objekteve të caktuara.

Instituti GAP ka analizuar shkaqet që çuan në dështimin e disa projekteve kapitale në të kaluarën, në mënyrë që të nxirren mësime nga këto projekte. Sipas këtij raporti, arsyet që mund të dërgojnë në investime kapitale të dështuara, në njërën anë, ndërlidhen me mospërfshirjen e mjaftueshme të grupeve të interesit gjatë fazave të projekteve, dhe në anën tjetër, me mosrespektimin e plotë të procedurave ligjore të prokurimit, duke filluar nga hartimi i kontratave me operatorët ekonomikë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. GAP ka ofruar edhe një numër rekomandimesh se si do të mund të përmirësohen politikat publike në këtë fushë./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending