Connect with us

Infrastrukturë

Shteti ndihmon me miliona euro resortin e Samir Manes në Palasë, afër Dhërmisë!

Published

on

Me ardhjen e pranverës më 18 mars, resorti luksoz “Green Coast” buzë plazhit të kristaltë të Palasës në detin Jon i lajmëroi klientët e vet për shërbime ekstra këtë sezon të ri turistik; mes të cilave edhe një pistë për ulje helikopterësh.

Helipadi është ndërtuar vetëm pak metra larg resortit dhe ngjan së largu si një vulë e kaltër mbi guralecët e bardhë të Deltës së Përroit të Palasës –monument natyre i mbrojtur me ligj.

Rruga e asfaltuar e ndan pistën nga një kompleks godinash në ndërtim, të cilat parashikohet të shërbejnë si qendër shëndetësore, stacion policor dhe një pikë e kalimit kufitar në shërbim të turistëve elitarë të jahteve.

Këto shërbime të reja nuk janë një investim i “Green Coast” – por pjesë e projektit më të freskët të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me një kosto për taksapaguesit shqiptarë prej 93.8 milionë lekësh [762 mijë euro].

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se ky nuk është investimi i vetëm me para publike në favor të resortit privat të grupit “Balfin” në pronësinë e biznesmenit Samir Mane.

Prej janarit 2021, kur vendi ishte mbërthyer nga vala e dytë e pandemisë së COVID-19, një tender tjetër me vlerë 499.7 milionë lekë [4 milionë euro] nisi të zbatohej paralelisht në të njëjtën zonë për ndërtimin e një moli me gjatësi 46 metra, një shëtitoreje, një parkim publik si dhe një rrugë me dy korsi prej 548 metrash.

Dy projektet që kryqëzohen pranë resortit “Green Coast” në plazhin e Palasës financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fitues kompaninë “Gjikuria”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se punimet për këto projekte u nisën pa leje dhe po dëmtojnë në formë të pakthyeshme monumentin natyror “Delta e Përroit të Palasës”.

Nga tetori 2020 deri në janar 2021, Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Vlorë u përfshi në një betejë për ndalimin e punimeve mbi monumentin natyror, por denoncimet e saj të shumta ranë në vesh të shurdhër.

Një procedim penal për “shpërdorim të tokës” u regjistrua vetëm në fund të muajit shkurt –por banorët e zonës thonë se dëmi është tashmë i pakthyeshëm.

“Është hapur 80 për qind e trasesë së rrugës,” tha Marko Daflla, banor i Palasës. “Kanë vajtur kanë sheshuar vendin edhe pse janë zona të mbrojtura dhe nuk lejohet të vësh asnjë gozhdë,” shtoi ai.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk iu përgjigj pyetjes direkte nëse projektet e kushtueshme i shërbenin një biznesi të vetëm si “Green Coast”, por i krahasoi ato me ndërhyrjet e tjera në bregdetin e Jugut me qëllim stimulimin e “Ekonomisë blu” dhe shfrytëzimin e potencialeve turistike të zonës.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, drejtori ekzekutiv i Fondit, Dritan Agolli mohoi akuzat se gjurma e projektit prek monumentin e natyrës “Delta e Përroit të Palasës”, ndërsa shtoi se kontrata ishte në pritje të lejes nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Kompania “Green Coast” i tha BIRN se pista e helikopterëve dhe shërbimet e tjera janë investime publike, që shërbejnë si facilitete për rezidentët dhe pushuesit e saj.

“Në territorin në fjalë ndodhet dhe një qendër shëndetësore, stacioni policor, të cilat Green Coast i ka komunikuar si facilitate për rezidentët dhe pushuesit e saj, por jo si struktura apo prona të sajat,” tha Green Coast.

“Në të njëjtën mënyrë promovojmë gjithashtu edhe projekte apo investime të tjera publike si aeroporti i Vlorës apo tuneli i Llogarasë që do të ndërtohet së shpejti, si forma aksesi të shpejtë të resortit dhe që janë facilitete për banorët apo blerësit potencialë,” shtoi kompania.

Kompania “Gjikuria” nuk u arrit për koment dhe nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN i dërgoi në emailin publik të deklaruar në faqen e QKB./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending