Connect with us

Infrastrukturë

Shteti merr kredi për rinovimin e dritareve dhe izolimit termik të ndërtesave publike të Prishtinës

Published

on

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 47 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë./Ndërtimi Media.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati ka nënshkruar Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta 2 Dritarja 2 – Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë” me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro

Published

on

Dy ditë më parë janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc (llotet 2,3 dhe 4).

Vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro. Punimet pritet të fillojnë brenda pak ditëve.

Kontratat e kompanive fituese të tenderit tashmë janë publike.

Në garë kanë qenë gjithsejtë 26 operatorë, shkruan Indeksonline.

Loti 1 do të ketë vlerën e 7.3 milionë eurove dhe do të ndërtohet nga Rukolli, Saba Belca dhe Elmazaj Konstruksion.

Loti 2 ka vlerë mbi 6 milionë euro dhe do menaxhohet nga Empreus, Jaha Compani, Premium, Toifor, NNT ABC SHPK dhe Metag Insaat Ticaret.

Loti 3 është me vlerë më të ulët me 5.4 milionë euro dhe do të punohet nga kompania Lika.

Loti 4 ka vlerën më të madhe me mbi 9 milionë euro. Kompanitë fituese janë Famis CO-HC, SH.A KIT-AK, Gradnje, KAG-Asphalt Company./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave

Published

on

87% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra individësh; megjithatë, vetëm 2% janë emëruar me emra të grave.

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave.

Këto të dhëna janë siguruar nga iniciativa Mapping Diversity (platformë për zbulimin e fakteve kryesore rreth diversitetit dhe përfaqësimit në emrat e rrugëve në të gjithë Evropën).

Sipas Endrit Pllashnikut, që ka përpiluar tabelën, të dhënat tregojnë një hendek të theksuar gjinor në emërtimin evropian të rrugëve: mesatarisht vetëm 9% e emrave të rrugëve në kryeqytetet e listuara evropiane më poshtë nderojnë gratë.

Continue Reading

Infrastrukturë

MINT mbështetë me 2.5 milionë euro ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën janë lansuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hajdari, tha se vlera e programit është 2.5 milionë euro, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit e-Kosova.

“Janë grant, skema të reja që po i lansojmë sot si grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve. Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesor të zhvillimit dhe transformimit socio ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë. Vlera e mbështes është 2.5 milionë euro, aplikimi bëhet përmes aplikacionit e-Kosova”, ka thënë ajo.

Hajdari ka thënë se kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve, duke theksuar se në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar.

“Ndërsa nga vlera prej 2.5 milion euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant skena për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për gram skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim. Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve, dhe punësimit”.

“E gjithë kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë sonë dhe zhvillimin e ndërmarrësve tanë të mëtejmë që kanë shumë potencial. Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë “, ka thënë ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending