Connect with us

Aktuale

Shteti i Kosovës ndan 2000 kuponë me vlerë deri në 600 € për të ndjekur kurse të Teknologjisë Informative  

Published

on

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐍𝐚𝐠𝐚𝐯𝐜𝐢 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞

Në vazhdën e politikave publike që synojnë zvogëlimin e hendekut në mes të kërkesave të tregut të punës dhe edukimit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në bazë të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, maturantëve të shkollave të mesme do të u ndahen 2,000 kuponë me vlerë deri në 600 Euro për të ndjekur kurse të Teknologjisë Informative.

Kriter kryesor për përfitim nga kjo masë do të jetë suksesi i lartë i nxënësit i treguar përgjatë studimeve.

Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. Andaj, angazhimi i përbashkët i të dy Ministrive drejt mbështetjes së aftësimit të të rinjve mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

MFPT dhe MASHTI, në linjë me programin Qeverisës, mbesin të përkushtuar në rritjen dhe promovimin e mundësive për trajnim profesional dhe punësim tek të rinjtë.

Aktuale

Hapni dyert për instalimin e Valvulës Termostatike nga ekipet e autorizuara të Prishtina HeatSave

Published

on

Hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të përfitoni pajisjet si dhe instalimin e tyre falas. Pas nëntorit, këto pajisje së bashku me instalim do të kushtojnë deri në 500 euro për konsumator.

Andaj, nëse nuk do të jeni në shtëpi në datat e paralajmëruara për instalim në lagjen tuaj, ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë, që të mos humbisni rastin për instalimin e pajisjeve të reja për radiatorët tuaj si:

Valvulës Termostatike e cila rregullon qarkullimin e ujit të ngrohtë nga sistemi i Ngrohtores Termokos deri tek radiatori.

Termo-Kokës e cila ndihmon në përcaktimin e temperaturës në radiator. Rrotullojeni për të caktuar temperaturën dhe për të kontrolluar shpenzimet e energjisë.

Alokatorit cili vendoset në radiator për të matur temperaturën dhe për të përcjellur shfrytëzimin e energjisë.

Prishtina HeatSave është investim 10M dollarësh nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Raporti i UN-Habita alarmon qytetet botërore

Published

on

UN-Habitat sapo ka publikuar Raportin e tij vjetor të Qyteteve Botërore gjatë sesionit të njëmbëdhjetë të Forumit Urban Botëror, i cili u zhvillua në Katowice, Poloni nga 27 qershor deri më 30 qershor 2022.

I titulluar “Parashikimi i së ardhmes së qyteteve”, pikat kryesore të publikimit të vitit 2022 janë njohuri për të ardhmen e sferës urbane, bazuar në “tendencat, sfidat dhe mundësitë ekzistuese, si dhe kushtet përçarëse, duke përfshirë mësimet e vlefshme nga pandemia COVID-19”.

Në fakt, ai synon t’u paraqesë qyteteve mënyra për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme dhe për të adresuar çështjet aktuale.

Meqenëse popullsia globale që jeton në zonat urbane do të rritet nga 56 përqind në 2021 në 68 përqind në 2050, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transformimi i qyteteve tona për të arritur një të ardhme më të mirë duhet të jetë një interes global.

Duke pasur nevojë urgjente për “zgjidhje inovative për zonat urbane për t’iu përgjigjur kësaj krize të trefishtë C të COVID, klimës dhe konfliktit”, siç deklarohet nga Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtori Ekzekutiv i UN-Habitat Maimunah Mohd Sharif, Raporti i Qyteteve Botërore 2022 bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveritë kombëtare, rajonale dhe lokale dhe inkurajon adoptimin e mëtejshëm të teknologjive inovative dhe koncepteve të jetesës urbane./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Studentët e Arkitekturës të UP-së eksplorojnë ndërtimin e zonave urbane në Cottbus të Gjermanisë

Published

on

Studentët Behar Iberhysaj, Tringa Rama, Vanesa Nikqi, Dafina Balaj, Marina Frrokaj, ishin pjesë e Summer School – Introverted and Extroverted Spaces: Neë pedagogical approaches to the house and the city, në Cottbus të Gjermanisë, me dt. 11.06.2022 – 19.06.2022. Kjo vizitë është realizuar fal marrëveshjeve që Fakulteti i Arkitekturës ka me profesorët dhe universitetet në Gjermani.

Studentët kanë eksploruar se si është ndërtuar dhe përvetësuar hapësira urbane në disa territore në Cottbus përmes përjetimit të përvojës së tyre.

Gjate hulumtimit dhe punës së bërë janë përdorur metoda etnografike dhe vizuale për të identifikuar hapësirat që janë dhe mund të bëhen të dukshme dhe ato që janë dhe mund të mbeten të padukshme.

Qëllimi i shkollës verore ka qenë të rikonceptohet raporti mes shtëpisë dhe qytetit, duke reflektuar mbi nocionin se pjesët e dukshme dhe dimensionet prezentë e përbëjnë qytetin, ndërsa e padukshmja dhe jo-prezentja përfaqësojnë shtëpinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending