Arkitekturë
Shtëpitë e jashtëzakonshme të cilat nuk mund të “gjenden” lehtë
Ka momente kur secili prej nesh ka nevojë për pak kohë vetëm. E kështu mbyllim sytë dhe shkojmë në një kënd të izoluar, ku asgjë nuk thyen heshtjen, përveç shfletimit ose shushurimave të fletave të ndonjë libri.
Sot, ne i ’u sugjerojmë që ju të shijoni një minutë të vetmisë pa mbyllur sytë. Kemi gjetur disa nga shtëpitë e këndshme të fshehura në mënyrë të sigurtë nga pikëpamja e publikut. Mos e humbisni të shihni këtë arkitekturë dhe hapësirë unike, ku ndodhen këto shtëpi!
Shtëpia “Dugout” në Teksas, SHBA
Gjendet 6 metra nën tokë, kjo shtëpi duket si një gropë e thjeshtë nga jashtë. Brenda, megjithatë, ajo ka gjithçka për një jetë të rehatshme, madje edhe një pishinë të vogël në oborrin e shtëpisë. Ju mund ta vlerësoni më shumë këtë projekt unik përmes këtyre fotove.
Shtëpia nën pishina, Kanadë
Planifikimi i pazakontë dhe pishat e gjelbërta afër çatisë ndihmojë këtë shtëpi të ketë një peisazh unik. Vështrojeni me një shikim më të detajuar këtë shtëpi dhe brendësinë e saj.
Shtëpi në krye të një qendre tregtare në Hunan të Kinës
Në një qytet të populluar dendur, toka mund të jetë një mall i pakapshëm. Por, kjo nuk ishte pengesë e tillë për banorët e këtyre vilave të jashtëzakonshme.
Ndërkohë që nuk mund të ketë pasur asnjë pamje të përshtatshme katrore në nivelin e tokës, ata në vend të kësaj kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në çatinë e një qendre tregtare.
Rezidencë “ Canyon” në Utah, SHBA
Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1986 nga një çift i sapo martuar, ëndrra e të cilit ishte të jetonte në një vend të qetë. Ju mund të shikoni fotot e dhomave komode dhe të mësoni më shumë për këtë banesë të çuditshme.
Villa “Vals” në Zvicër
Arsyeja për idenë e një vile të nëndheshme ishte ligji lokal, autoritetet ndaluan ngritjen e një ndërtese të lartë sepse ajo do të prishte peizazhin. Prandaj, arkitekti vendosi të ndërtojë një shtëpi në një shpellë, nga të cilat çmimi i rezervimit dhe të dhënat e tjera mund të gjendeshin dhe ishte diçka më pazakontë.
Apartamenti në një shkëmb të Bejrut, Liban
Fillimisht, askush nuk besonte në idenë e një shtëpie të ndërtuar në një shkëmb, por projekti tërhoqi shumë investitorë potencial pasi një foto e saj u vendos në Web. Kjo shtëpi u përfundua nga një agjenci libaneze e pasurive të patundshme. Një pamje mahnitëse, kreativitet, e paparë ndonjëherë ma parë, janë disa nga fjalët të cilat mund ta përshkruajnë këtë shtëpi.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë7 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
-
Infrastrukturë1 day ago
Po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të Janjevës
You must be logged in to post a comment Login