Arkitekturë
Shtëpia lëvizëse e cila ndërtohet vetëm për tetë minuta [video]
Të ndërtosh një shtëpi dihet se të merr kohë relativisht të gjatë dhe se nuk mund të ndërtohet vetvetiu. Shtëpitë në të cilat banojmë marrin kohë edhe më të gjatë për ndërtim se sa ato të cilat ne shkojmë gjatë kohëve të pushimeve. Mirëpo ne do t’iu paraqesim një shtëpi e cila ngritet vetëm për tetë minuta.
Kjo lloj shtëpie është unike për shumë arsye. Ajo mund të bartet nga një vend në vendin tjetër me kamionë dhe mund të ngritet vetëm me një prekje butoni.
Kjo lloj ndërtesë është projektuar nga një kompani inxhinierike britanike e cila është e specializuar në zhvillimin e ndërtesave, strukturave dhe pajisjeve transportuese dhe vetë-vendosëse.
Duke përdorur lidhjet mekanike të mbrojtura dhe sistemet e palosshme të balancuar, “Ten Fold” ka dizajnuar produkte që vendosen automatikisht nga një shtet shumë i kompaktuar për lehtësimin e transportit, në një gjendje shumë të zgjeruar për përdorim, brenda pak minutash. Ky proces është kthyeshëm.
Sipas një anketimi i cili është bërë në Britani lidhur me këtë “ndërtesë lëvizëse” thuhet se një objekt i tillë do të ishte shumë i nevojshëm në Azi dhe Afrikë e i cili do të shërbente si “Bibliotekë lëvizëse”. Projekti ka marrë vlerësime positive.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë9 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë7 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
You must be logged in to post a comment Login