Arkitekturë
Shtëpia historike prej druri e ndërtuar 150 vjet më parë
Shtëpia prej druri e ndërtuar para më shumë se 150 viteve, vazhdon të jetë në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe e shfrytëzueshme edhe sot e kësaj dite. Kjo shtëpi gjendet në Norvegji, 200 kilometra në veri të kryeqytetit norvegjez Oslo.
Shtëpia është trashëgimi familjare e cila ka kaluar nga njëri brez tek brezi tjetër. Shtëpia prej druri fillimisht ishte vetëm një shtëpi më shumë romantike e cila shfrytëzohej vetëm për vikende ose pushime.
Mirëpo, tani trashëguesit e kësaj shtëpie mbi një shekullore tregojnë se si kanë blerë edhe pjesë tjera të tokës në atë pjesë të Norvegjisë dhe kanë ndërtuar 15 shtëpi të tjera me planin dhe strukturën e njëjtë.
Shtëpitë e ndërtuara nga Cauto Hugen dhe bashkëshortja e tij edhe pse janë të reja ato janë pothuajse të njëjta me shtëpinë e parë e cila është një lloj trashëgimie norvegjeze. Qifti tashmë jeton në këto shtëpi së bashku e dy fëmijët e tyre.
Inventari i brendshëm është i mahnitshëm, të gjitha gjërat të cilat ndodhen aty përkojnë me shekullin e 17-të dhe 18-të. Gjithçka është e bërë nga druri, dhe merr një ngjyrë mbresëlënëse që kalon nga e kafta në të gjelbërt dhe një kombinim me të bardhën.
Po ashtu një pyetje tjetër e cila shtrohet në shumicën e rasteve kur kemi të bëjnë me ndërtimin e shtëpive dhe rregullimin e saj nga brenda është çështja e kualitetit. Cauto Hugen për Deutsche Welle, është deklaruar se këto shtëpi të gjitha prej druri, kualiteti është i garantuar pasi të gjitha gjërat i përkasin shekullit të 17- të dhe atij të 18-të.
Por, shtëpitë përveç se kanë brenda tyre shumë gjëra antike atyre nuk i mungojnë as teknologjitë më të reja. Duke përfshirë këtu edhe pajisjet hidraulike, elektro-energjetike dhe shumë çka tjetër.
Këtu ju mund ta imagjinoni se si njerëzit kanë jetuar 200 vjet më parë…
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë10 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë8 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
You must be logged in to post a comment Login