Featured
Shtëpia e tmerrit në Shqipëri që u shndërrua në muze
Mure të papastërta me vrima kudo, gjethe që bienin nga lisat e gjatë që preknin gati në kulmin e objektit dhe elemente të tjera që e tregojnë ndërtimin por edhe elementin e errët të “shtëpisë e gjetheve”. Ajo sot është një monument trashëgimie nga torturaqë bartën mbi trup mijëra persona.
Enterieri i veçantë i cili sipas të dhënave përshkohej nga korridore të shumta e të gjata si labirinte, herë me dritë e herë të errëta, ishte gjithashtu një simbol i frikës të cilën duhej patjetër ta ndjente një njeri i cili futej në këtë shtëpi.
Vendi në të cilin dëgjoheshin jehonat e torturave të personave që regjimi i kishte “halë në sy”, më herët shërbente si objekt materniteti, pra, për rastësi dëgjoheshin edhe në të kaluarën aty britma, por britma më të “buta”- ato të fëmijëve, shkruan Ndertimi.info
Gjatë pushtimit gjerman, shtëpia u përdor nga Gestapo (policia sekrete e Gjermanisë naziste), ndërsa në kohën e komunizmit ajo ishte objekti ku qendronte policia politike.
Aty zhvilloheshin hetime ndërsa pas vitit 1950, kjo ndërtesë u bë selia e seksionit teknik dhe shkencor të partisë. Në këtë kohë, me anë të “çimkave” kryheshin përgjime elektronike të të burgosurve dhe të atyre që partia i konsideronte “të rrezikshëm” duke përfshirë zëra të njerëzve të të gjitha shtresave, të të huajve etj.
Më 23 maj të vitit të kaluar, shtëpia është shndërruar në muze i cili përmban të dhëna nga karakteri famëkeq i shtëpisë në periudhën më të madhe të ekzistimit të saj.
-
Infrastrukturë3 days ago
Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë3 days ago
“Termokos”-i njofton se do të vazhdohet furnizimi me ngrohje
-
Aktuale3 days ago
“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë
-
Auto3 days ago
Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv
-
Infrastrukturë3 days ago
Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
You must be logged in to post a comment Login