Uncategorized
Shtatë këshilla të arkitektëve profesionist për studentët e rinj
Arkitektura është cilësuar si shkenca që bën ndërlidhjen mes artit e shkencës në funksion të krijimit të projektimit të strukturave. Shpesh ka shumë mite për njerëz të kësaj fushe dhe rruga drejt suksesit mund të duket shumë e largët.
Më poshtë kemi sjellë disa këshilla të profesionistëve të kësaj fushe që do t’ju motivojnë të punoni edhe më shumë në këtë fushë. Keni nevojë për diqka që do t’ju ngris moralin ? Shikoni disa nga këshillat e nga Alejandro Aravena, Alvaro Siza, Cesar Pelli, Fracis Kere, Jeanne Gang, Norman Foster and Paulo Mendes da Rocha.
“Gjeni diçka në të cilën besoni”- Norman Foster
”Bukuria është kulmi i funksionalitetit! Nëse diçka është e bukur, është funksionale. Nuk e ndajë (veçojë) bukurinë dhe funksionalitetin. Bukuria është funksioni kyç për arkitektët… Pyes veten se si mund të them se bukuria nuk ishte me interes për mua…Ndoshta dikush më provokoi duke thënë se unë jam një estetist (një person i përkushtuar ndaj estetikës dhe ndjekjes së bukurisë). Unë nuk jam i tillë. Por kërkimi për bukurinë duhet të jetë preokupimi numër një i çdo arkitekti”- Alvaro Siza
“Sfida me arkitekturën është të zhvendoset nga specifika e problemit në dykuptimësinë e pyetjes” – Alejandro Aravena
“Për mua arkitektura po ndryshon mënyrën se si njerëzit janë të ndërlidhur. Kjo është pjesa më emocionuese e arkitekturës. Unë e mendoj arkitekturën si një sistemi që krijon mundësi të ndryshme për njerëzit që të lidhen me njëri-tjetrin dhe të fuqizohen. Cilat janë mundësitë që njerëzit të ndër veprojnë? Si mund të krijojë marrëdhëniet të reja? Kjo mund të jetë përmes hapësirës apo materialeve, teknologjive të vjetra apo të reja, unë nuk tërhiqem së provuari nga gjithçka për të gjetur se çfarë funksionon më së miri”- Jeanne Gang
“Ne duhet të ndërtojmë hapësira që nuk krijojnë barriera” – Francis Kéré
“Arkitektët duhet të jenë pjesë e shoqërisë, por ne jemi të huaj” – César Pelli
“Unë kam ligjëruara në vitin e fundit lëndën e studimit të dizajnit. Unë nuk përpiqesha të influencoja studentët shumë sepse ata tani më pothuajse ishin arkitektë. Sigurisht, ata mendojnë se dinë gjithçka, por realiteti është se askush nuk di asgjë. Por një mësues i mirë duhet të bëjë sikurse ai din. Besimi është shumë i rëndësishëm, e jo vetëm dija. Çdo problem kërkon për të menduar, dhe jo zgjidhje të gatshme tashmë të para. Ju e dini atë që ju nuk e dini, por ka një urgjencë për të bërë diçka. Ju duhet të zbuloni njohuritë – kjo është e gjithë poenta”-Paulo Mendes da Rocha
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë23 hours ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
You must be logged in to post a comment Login