Connect with us

Infrastrukturë

Shoqata e Ndërtuesve: Rritja e çmimeve të referencës shton barrën tatimore te sektorit

Published

on

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një letër drejtuar kryeministrit kërkon rishikim e një sërë ligjesh për ndërtimin, pasi kanë shtuar barrën tatimore te sektori.

Ndër problematikat kryesore të analizuara nga Shoqata e Ndërtuesve që shtojnë barrën tatimore si te individët dhe ndërtuesit është hyrja më fuqi me 28 Korrik 2023 e vendimit për rritjen e çmimeve fiskale.

Përveçse efekteve të rritjes së taksës së pasurisë vendimi për rritjen e çmimeve të referencës, sipas shoqatës së Ndërtuesve do të rrisin edhe detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për rastet e transaksioneve të shitblerjes, edhe te ata individë që kanë kryer rivlerësimin e shtëpive.

“Në kushtet ku VKM-ja nr. 457 ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare nr. 112 në datë 28.07.2023,  për zonat ku është rritur çmimi i referencës, ndryshimi do të jap një efekt të menjëhershëm në financat e individëve dhe subjekteve juridik, pronar të pasurive të paluajtshme.

Por njëkohësisht, çmimet e referencës të parashikuara në këtë VKM, gjejnë përdorim për përcaktimin e çmimit të referencës për efekte të aplikimit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në Ligjin “Për të ardhurat”, duke dhënë kështu një impakt të menjëhershëm mbi individët që do të kryejnë transaksione me pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe ata që kanë kryer rishtazi rivlerësimin sipas Ligjit nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, citohet në letër.

Shoqata e Ndërtuesve thekson se ndryshmi i çmimeve të referencës sipas këtij Vendimi, jep një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit,

duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social (sipas praktikës të adaptuar nga Bashkia Tiranë me VKB  nr. Nr.105, datë 25.10.2019) dhe për pasojë edhe mbi Tatim Fitimin.

Shoqata e Ndërtuesve  propozon që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.

Një shqetësim serioz për sektorin e ndërtimit përben edhe kontributi i sektorit privat (i kufizuar vetëm në sektorin e ndërtimit) në strehimin social në masën prej 3% të sipërfaqeve funksionale ndërtimore në pronësi të investitorit/zhvilluesit. Duke qenë se ky ligj, bie në kundërshtim me Kushtetutën, nga Shoqata e Ndërtuesve sugjerohet shfuqizimi i tij.

Shoqata e Ndërtuesve kërkon edhe rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në veçanti në Tiranë, ku identifikojnë si më të përshtatshëm nivelin nga 2-6% dhe propozojnë që mënyra e llogaritjes së saj të jetë e orientuar edhe drejt kostos.

Për projektligjin e taksës së pasurisë së paluajtshme të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave, Shoqata e Ndërtuesve sugjeron se është e nevojshme t’i bëhet rishikim ndërsektorial të ri, pasi taksa ne formën që është konceptuar në Projektligjin e ri, paraqet shume paqartësi për formën e llogaritjes, aplikimit dhe mbledhjes së saj.

Për sa i përket kuadrit ligjor për prokurime publike; koncesionin; PPP sipas ndërtuesve duhet të adaptohen parashikime ligjore sipas së cilave, në rast të luhatjeve të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ato kombëtare,

të bëhet njohja e variacioneve të çmimeve, ashtu sikurse parashikohet në librat e verdhë dhe të kuq të “FIDIK” për të gjitha kontratat e punëve publike, qofshin ato me financime të buxhetit, organizatave apo financimeve të huaja./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Historike! Kontejnerët ‘Made in Kosova’ akomodohen në projektin gjigant të ndërtimit “Stuttgart 21” të STRABAG dhe ZÜBLIN

Published

on

Kontejnerët e prodhuar nga fabrika GAMP, pas eksportimit nga Kosova, tashmë kanë nisur të pozicionohen për nevojat e mega projektit të ndërtimit “Stuttgart 21”.

Kontejnerët e parë të ndërtuar nga GAMP, do të shërbejnë për akomodimin e mijëra punëtoreve të këtij projekti, me nënkontraktor ‘Amiri Bauunternehmen GmbH’.

Kontejnerët e transporti, të bërë kryesisht nga çeliku i fortë, ofrojnë një bazë të qëndrueshme dhe të fortë për ndërtim.

Ato janë të përshtatshme për të krijuar shtëpie, zyre, dyqane, lokale tregtare, restauronte, galeri arti dhe shumë ambiente të tjera banimi.

Projekti “Stuttgart 21”, përfshinë ndërtimin e stacionit nëntokësor me një kalim luginash, si pjesë e projektit në shkallë të gjerë dhe po ndërtohet nga kompanitë gjigante të ndërtimit STRABAG dhe ZÜBLIN.

Gjeografikisht, projekti i ndërtimit ndahet në Kokën Veriore, Sallën e Stacionit dhe Kreun e Jugut. Tuneli Nordkopf DB, i cili do të ndërtohet duke përdorur metodën e ndërtimit të hapur, lidhet me dy tunelet e minuar drejt Feuerbach dhe Bad Cannstatt dhe përfundon me kalimin në sallën e stacionit.

Salla e stacionit, e vendosur midis majave veriore dhe jugore, është 450 m e gjatë dhe 80 m e gjerë dhe ka kulmin arkitekturor të çatisë së guaskës, është thelbi dhe pika fikse e projektit të përgjithshëm “Stuttgart 21”.

Javë më parë, në Lipjan, është përuruar fabrika e kontejnerëve modularë “GAMP”, një investim 7 milionë euro i një kompanie kosovare dhe një gjermane.

Fabrika 7 mijë m² shtrihet në 20 mijë m² në fshatin Konjuh të Lipjanit dhe është arritur të ndërtohet për gjashtë muaj.

Bashkëinvestitori Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA”, deklaroi se GAMP do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimet “Made in Kosova”, e cila do të “pushtojë” tregjet ndërkombëtare.

Continue Reading

Infrastrukturë

Pas Konventës së Bernës, 30 organizata mjedisore kërkojnë ndalimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Published

on

30 organizata mjedisore nga “Aleanca e Mesdheut për Ligatina”, një rrjet ndërkombëtar nga 15 shtete kanë kërkuar të ndalohen punimet e aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë, duke e konsideruar vijimin e punimeve si “shkatërrimtare për xhevahirin mesdhetar që është shtëpi për 70 specie të rrezikuara, 200 lloje shpendësh apo llojesh endemike”.

Në këtë letër përmenden mundësitë alternative të ndërtimit infrastrukturor, pa dëmtuar mjedisin. Një prej këtyre alternativave përfshin zgjerimin e madhësisë së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ose ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë për të lidhur jugun e vendit me Tiranën.

“AOS dhe PPNEA kanë propozuar shqyrtimin e vendndodhjeve alternative për aeroportin siç janë Risili, Kafaraj ose Levan, në varësi të një vlerësimi të përshtatshmërisë së mjedisit apo rrezikshmërisë”.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas vendimit të Konventës së Bernës, e cila i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të pezullonin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë derisa të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Komisioni Evropian, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues të Konventës, e mbështeti vendimin. Të gjitha palët anëtare të Komitetit Drejtues e mbështetën atë unanimisht. Ky vendim është marrë në një mbledhjen e 26 qershorit (2023) të Byrosë së Komitetit Drejtues, por u zyrtarizua në 13 shtator.

Vendimi i Konventës së Bernës çon në tre numrin institucioneve politike europiane që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit, qysh nga çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian (BE). Më herët në korrik të këtij viti edhe Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e aeroportit.

Të premten dhe të shtunën e javës së shkuar, organizatat mjedisore protestuan përballë Ministrisë së Mjedisit dhe më pas përballë Kryeministrisë dhe kërkuan zbatimin e Konventës së Bernës, që Shqipëria e ka ratifikuar në janar të vitit 1999.

Zona ku sot po ndërtohet aeroporti i Vlorës, deri në vitin 2021 kategorizohej si zonë e rëndësisë së veçantë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë (Kategoria V). Planet për ndërtimin e këtij aeroporti kishin nisur prej muajit janar të vitit 2018./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Masterplani i Trojenës ka “harmoninë holistike”

Published

on

Drejtori i projektit LAVA, Lukas Kronawitter, ka përshkruar mendimin pas masterplanit të vendpushimit të skive Trojena që po zhvillohet si pjesë e projektit Neom në Arabinë Saudite.

Duke folur në një panel të fokusuar në Trojena në konferencën Cityscape në Riad, Kronawitter shpjegoi se si projekti synon të kombinojë peizazhin malor me zhvillimet turistike të integruara në peizazh.

Sipas Kronawitter, kjo qasje do të lejojë që zhvillimi turistik, i cili do të përfshijë një vendpushim skish dhe një kullë 330 metra të lartë, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, të jetë në harmoni me peizazhin.

E shpallur vitin e kaluar, Trojena është planifikuar si një destinacion turistik në malet e rajonit Tabuk të Arabisë Saudite si pjesë e zhvillimit më të gjerë të Neom.

Masterplani do të ndërtohet rreth një liqeni të madh, të krijuar nga njeriu, i rrethuar nga hotele dhe shtëpi. Krahas liqenit, një mal do të jetë në majë nga një vendpushim skish i projektuar gjithashtu nga LAVA, ndërsa tjetri do të jetë në krye të rrokaqiellit të projektuar nga Zaha Hadid Architects.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending