Shmanguni nga këto gabime që mund ta dëmtoni pishinën tuaj

0

Është koha kur pishinat janë vendet kryesore që frekuentohen nga njerëzit dhe pronarët e tyre investojnë shuma të mëdha për t’i mirëmbajtur ato. Megjithatë janë disa gabime, të konsideruara “klasike” që i bëjnë ata, kur bëhet fjalë për pajisjet.

Problemet me alga dhe mosdija se çka të bëhet: Në rast të problemit me alga, shumë pronarë përpiqen ta zgjidhin atë duke përdorur pastruesin automatik për t’i larguar. Sipas ekspertëve, kjo vetëm sa mund t’i fryjë algat edhe më shumë në pishinë duke e bërë problemin edhe më të madh. Kështu, ata rekomandojnë që të hiqen ato me dorë në mënyrë efektive, vetëm duke pasur kujdes që të hiqet pajisja e kullimit në mënyrë që ajo mund të thithet drejt e në vakum.

Dëmtimi i filtrit të pishinës dhe pompës: Mbajtja e niveleve të ulëta të Ph-së e bën atë më acidike. Ekspertët këshillojnë të kihet kujdes me kemikatet e pishinës dhe theksojnë se niveli i lartë i aciditetit mund të dëmtojë: filtrin dhe pompën, ngrohësin, rrethojat e pishinës, mbulesën solare dhe pajisjet tjera. Ky nivel i ulët i përqendrimit të hidrogjenit po ashtu mund të dëmtojë çdo gjë që prek uji. Niveli i alkalinitetit këshillohet të jetë mes 80 dhe 120 ppm. Kur ky nivel është i lartë, pishina do të marrë një pamje më të turbullt dhe do të ketë punë deri sat ë balancohet.

Dështimi për ta mbajtur ujin e pishinës “të fortë”: Në këtë rast nuk mbrohet as tekstili me fije qelqi, suva dhe sistemi i  filtrimit. Shumë pronarë pishinash nuk e kuptojnë rëndësinë e fortësisë së kalciumit dh rëndësinë që e ka gati të barasvlershme me nivelin e Ph-së. Kur përdoret saktësisht fortësia e kalciumit, zgjatet edhe “jeta” e pishinës. Kjo fortësi parashihet të jetë mes 200 dhe 225 pm dhe të monitorohet vazhdimisht.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here