Connect with us

Infrastrukturë

Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit, pa kushte për mësim dhe me probleme infrastrukturore

Published

on

Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit po përballet me probleme infrastrukturore pasi ambientet e brendshme të kësaj shkolle po krijojnë lagështirë, duke mos krijuar kushte optimale për zhvillimin normal të mësimit. Në këtë shkollë nuk është intervenuar që nga ndërtimi i saj në vitin 2000.

Fshati Gorozhup i Hasit shtrihet menjëherë poshtë malit të Pashtrikut , në zonën kufitare me Shqipërinë. Në këtë fshat funksionin shkolla fillore, ku vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën .

Ndonëse shkolla ka ngrohje qendrore , dritaret e vjetruara dhe infrastruktura e dobët bën që ambienti të mos nxehet dhe në klasa të krijohet lagështi e myk.

“Lagështirë ka vallahi, i veshim fëmijët dhe nuk guxojnë mu zhvesh hiq se ftohtë,  po tutemi se po ftohen e përditë të doktori po duhet me i qu”, shprehet Remzije Tejec ,  prind nga Gorozhupi.

Shkolla është ndërtuar menjëherë pas luftës, nga një donacion i qytetit Bingen të Gjermanisë , të binjakëzuar me Prizrenin   .

Drejtori i shkollës, Halil Shehu, shpreson që këtë vit të përfundojë restaurimi i shkollës .

“Dritaret  janë të materialit të aluminit , janë të ndërtuara që në vitin 2000  dhe nuk është bërë ndërhyrje në to . Për arsye se janë vjetruar , uji depërton në to , sidomos në pjesën jugore . Unë e kam bërë këtë vit  kërkesën  për nyjet sanitare dhe dritaret “, thotë drejtori Shehu për RTK-në

Nga drejtoria komunale e arsimit në Prizren thonë se janë të njoftuar me këtë problem nga afër,  por sipas tyre, buxheti i drejtorisë është i pamjaftueshëm.

“Nëse nuk do të ndodhë diçka arrijmë ndonjë marrëveshje për mbështetje financiare  me organizata të ndryshme atëherë me rishikim të buxhetit, do të bëjmë përpjekje që të ndërhyjmë tek kjo shkollë”, thotë Luljeta Veseli Gutaj – Drejtoreshë e DKA-së.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës thonë se është e domosdoshme të intervenohet në këtë shkollë.

“Prej atëherë megjithëse ka numër të vogël të nxënësve , ka mbet pa një përkujdesje do të thotë kanë kaluar mbi 20 vite, dhe sigurisht që ka nevojë të intervenohet aq më tepër që është në një zonë kufitare”, thotë Haziz Hodaj nga LDK-ja./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Çmimet e materialeve të ndërtimit shënojnë përsëri ngritje

Published

on

Çmimet e përgjithshme të inputeve të ndërtimit mbetën 2.6% më të larta se një vit më parë, ndërsa çmimet e inputeve jorezidenciale u rritën me 2.8% gjatë të njëjtës periudhë. Që nga shkurti 2020, çmimet e përgjithshme të ndërtimit dhe të inputeve jorezidenciale u rritën përkatësisht me 38.8% dhe 39.1%.

Kjo është kryesisht për shkak të rritjeve në mallra të tilla si materialet e betonit, me 14% në vitin e kaluar dhe produktet e pajisjeve komutuese, me 11.7% në vitin e kaluar. Ndërkohë, në baza mujore, çmimet për tullat dhe pllakat strukturore prej balte u rritën me 3.4%, telat e bakrit dhe kabllot u rritën me 3.3% dhe çmimet e hekurit dhe çelikut u rritën me 2.9% në shkurt.

Çmimet e gazit natyror ranë ndjeshëm në shkurt, duke rënë me 41.4%, ndërsa çmimi i materialeve energjetike të papërpunuara si nafta e papërpunuar dhe qymyri ra me 9.1% për muajin.

Megjithatë, çmimet e gazit natyror mbeten rreth 68.9% në rritje që nga shkurti 2020, ndërsa materialet e papërpunuara të energjisë mbeten gjithashtu në rritje me 76.3% gjatë së njëjtës periudhë.

Këto rënie masive të çmimeve të energjisë maskojnë sfidat e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionin e vazhdueshëm të çmimeve të materialeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nisin punimet për rehabilitimin e lumit Llukac në Gjakovë me vlerë financiare 387 mijë euro

Published

on

Të hënën, kanë filluar punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të lumit Llukac dhe njëkohësisht ndërtimin e shëtitores përreth tij.

Ky projekt i gjatë 640 metra me vlerë financiare 387 mijë euro, do të marrë formën e tij brenda këtij viti.

Gjatë nisjes së këtij investimi, Kryetari i Komunës Ardian Gjini u shpreh se ata që e kanë parë projektin e lumit Krena e dinë që pas një pune të madhe, vjen dicka e jashtëzakonshme. Ideja e këtij investimi është lidhja e lumit Llukac me lumenjtë Krena dhe Erenik si dhe rrugën “Bujar Roka”.

“Një projekt madhështor si ky do t’i dhurojë hijeshi Gjakovës dhe padyshim qytetarët tanë dhe të gjithë ata që vizitojnë komunën tonë, do të kenë edhe një vend rekreativ për të kaluar një kohë kualitative” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.

Kët vit finalizohen faza e parë dhe e dytë e këtij projekti, konkretisht nga dalja për Prizren deri tek hapësira prapa Sallës Sportive “Shani Nushi”. Faza e parë është në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet në mes të Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Bie çmimi i naftës në berzë/ paralajmërohet rënie edhe në tregun kosovar

Published

on

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie gjatë këtyre ditëve në shumë vende të botës. Kjo është vërejtur edhe në tregun e Kosovës. Rënia e çmimit të derivateve po vazhdon çdo ditë madje sot në berzë vërehet rënia më ë madhe e kohëve të fundit. Nafta po tregtohet 64 dollarë për fuqi që është çmimi më i ulët përgjatë një viti.

Kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për IndeksOnline se ka rënie në tregjet ndërkombëtare dhe kjo rënie po reflekton edhe në tregun tonë.

Berjani ka thënë se çmimin e naftës e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEK.

“Ne e dijmë se edhe këto çmime janë të larat për qytetarin, mirëpo kjo nuk varet nga ne”, ka thënë ai duke paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim pritet të këtë sërish rënie të çmimeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending