Shembet ndërtesa e parlamentit

0

Ndërtesa e parlamentit në shtetin e Paqësorit në Tongo është shkatërruar plotësisht nga stuhia më e fortë që ka goditur vendin në më shumë se 60 vjet.

Cikloni Gita, një stuhi e kategorisë 4, goditi ishullin gjatë natës dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme.

Shtyllat e rrymës u rrëzuan dhe kulmet ishin shkëputur nga shtëpitë nga erërat e forta.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara goditjes së stuhisë dhe krijoi qendra evakuimi ku mijëra njerëz vendosën brenda natës.

REKLAMA