Kullat ftohëse të një ish-centrali bërthamor në Gjermani janë shembur në një shpërthim të kontrolluar nga autoritetet e këtij vendi.

Një numër i vogël i qytetarëve të Philippsburgut të Gjermanisë, ishin mbledhur për ta ndjekur nga “afër spektaklin” e shembjes së kontrolluar të kullave, transmeton Telegrafi.

Ato ishin 150 metra të larta dhe u hodhën në erë më lëndë shpërthyese nga ekspertë të kësaj fushe. Demolimi i tyre ishte paralajmëruar dhe planifikuar shumë kohë më parë.

Kompania EnBW që e kishte ndërtuar dhe ishte në pronësi të saj, kishte njoftuar qytetarët 48 orë më herët se do të bëhet shembja e tyre.

Por, është interesant se edhe pse shembja e tyre ndodhi në kohën kur pandemia e coronavirusit ka pushtuar botën, qytetarët që kishin dalë për ta parë nga afër kishim mbajtur distancën e kërkuar nga ekspertët shëndetësorë.