Infrastrukturë
SHBA tani edhe me qytet inteligjent
Kompania Panasonic mund të jetë më e njohur për elektronikën e konsumit, por vitet e fundit ajo ka filluar të punojë edhe në dizajnin urban të teknologjisë së lartë.
Qyteti inteligjent është planifikuar të përfundojë për tetë vjet.
Kompania tani po ndërton infrastrukturën e “smart city” pranë Denver, Kolorado, me qëllim për të kthyer zonën në një “qytet inteligjent” deri në vitin 2026. Iniciativa është pjesë e një programi të quajtur CityNow.
Megjithëse përkufizimi i një “qyteti të zgjuar” ndryshon, termi zakonisht përshkruan një zonë metropolitane që prioritizon përdorimin e teknologjisë në infrastrukturën e saj.
Në një sipërfaqe toke prej 400 hektarësh, pranë Aeroportit të Denverit, kompania ka instaluar WiFi falas, drita rruge LED, sensorë ndotjeje, panele diellorë dhe kamera sigurie. Me ndihmën e mikrogridit të ri (i cili mbështetet pjesërisht në energjinë diellore), qarku mund të furnizohet për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të energjisë elektrike. Jarrett Wendt, EVP i Panasonic Enterprise Solutions, tha se me ndihmën e rrjetit të ri (i cili mbështetet pjesërisht në energjinë diellore), qarku mund të furnizohet për 72 orë në rast të ndonjë ndërprerjeje energjie.
Në vitet e ardhshme, në një shtrirje prej 15 kilometrash të autostradës, Denver dhe Panasonic shpresojnë të vendosin një sistem të teknologjisë së lartë të quajtur Road X që do të “fliste” për makinat vetëlëvizëse. Për shembull, do të ofronte rekomandime të navigimit (bazuar në modelet e trafikut në kohë reale) dhe do të krijonte “mburoja virtuale” që do të paralajmëronin shoferët kur ata dalin nga korsia.
Japoni, ka rezultuar në një qytet me 70 për qind më pak dioksid karboni se zakonisht. Qyteti inteligjent i Denver-it është planifikuar të përfundojë për tetë vjet dhe Panasonic shpreson të shohë rezultate të njëjta, nëse jo edhe më të mira.
Infrastrukturë
Së shpejti parkim publik me energji diellore në Durrës
Infrastrukturë
Prokuroria urdhëron ndalimin e punimeve në rrugën ‘Gëzim Sahiti’ në Ferizaj
Infrastrukturë
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë3 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë23 hours ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit