Connect with us

Infrastrukturë

Sërish Vjena shpallet qyteti ku jetohet më së miri në botë

Published

on

Sipas një raporti të përvitshëm të “The Economist”, kryeqyteti austriak, Vjena, kryeson sërish në raportin e qyteteve ku jetohet më mirë në botë. Vjena ia rrëmbeu vendin e parë qytetit të Zelandës së Re, Auckland, i cili zbriti në vendin e 34, për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, sipas raportit të Njësisë së Inteligjencës së “The Economist”. Në raport thuhet se:

Vjena, e cila renditej e 12-ta në klasifikimin tonë në fillim të vitit 2021, për shkak të mbylljes së muzeve dhe restoranteve, është rikthyer në vendin e parë, ashtu si në vitin 2018 dhe 2019. Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë karakteristikat kryesore të qytetit sipas banorëve, të mbështetura nga kujdesi i mirë shëndetësor dhe mundësitë e shumta për kulturë dhe argëtim.

Melburni ka ruajtur vendin e tij si një nga qytetet ku jetohet më mirë, duke u renditur i 10, ndërsa qytetet e tjera australiane kanë dalë nga renditja e 10 vendeve të para në botë ku jetohet më mirë. Vitin e kaluar, Brisbane, Adelaide dhe Perth, renditeshin të gjithë në ‘top 10’, por kanë zbritur në klasifikim përkatësisht në vendin e 27, 30 dhe 32, transmeton Top Albania Radio.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, nuk është përfshirë këtë vit në renditje, pas pushtimit të vendit nga Rusia në fund të shkurtit, ndërsa qytetet ruse, Moska dhe Shën Peterburgu, kanë zbritur në renditje për shkak të “censurës” dhe ndikimit të sanksioneve nga vendet perëndimore.

Europa krenohet me 6 qytete në “top 10”. Kryeqyteti austriak ndiqet nga ai i Danimarkës, Kopenhagën dhe nga qyteti zviceran, Zyrihu. Qyteti zviceran i Gjenevës renditet i 6-ti, Frankfurti (7) dhe Amsterdami (9). Edhe Kanadaja regjistroi rezultate të mira. Calgary renditej i 3-ti, ndjekur nga Vankuveri (5) dhe Toronto (8). Osaka (Japoni) dhe Melburni (Australi) ndajnë së bashku vendin e 10-të. Kreyqyteti i Francës, Parisi, u rendit i 19-ti, duke u ngjitur me 23 pozicione krahasuar me vitin e kaluar.

Kryeqyteti belg, Brukseli, u rendit i 24-ti, menjëherë pas qytetit kanadez të Montrealit. Në klasifikimin e këtij viti, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra, u rendit në vendin e 33-të, në renditjen e qyteteve ku jetohet më mirë në botë, pesë pozicione pas Manchester (28). Qytetet spanjolle, Barcelona dhe Madridi, renditen përkatësisht në vendin e 35-të dhe 43-të. Milano u rendit në vendin e 49-të, Nju Jorku (51) dhe Pekini (71).

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti, i cili është shkatërruar nga shpërthimi i një porti në vitin 2020 dhe po përballet me një krizë financiare paralizuese, nuk është përfshirë në renditjen e vendeve për biznes. Edhe Kievi, pas pushtimit rus më 24 shkurt, ka detyruar “The Economist” të ndërpresë sondazhin mbi qytetin. Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka zbritur në renditjen e qyteteve ku jetohet më mirë në botë me 15 pozicione, ndërsa Shën Peterburgu, me 13. Në raport thuhet se:

Rritja e censurës shoqëron konfliktin. Qytetet ruse po përballen gjithashtu me kufizime në kulturë dhe mjedis, si rezultat i sanksioneve ekonomike perëndimore.

Edhe qytete të tjera të Europës Lindore u cilësuan më pak të qëndrueshme si pasojë e “tensioneve diplomatike në rritje”, për shkak të luftës në Ukrainë. Kryeqyteti i Sirisë, Damasku, renditet ndër vendet më të këqija për të jetuar në botë. Në fund të listës renditen edhe Lagos (Nigeri), Tripoli (Libi), Algjeri (Algjeri) dhe Karaki (Pakistan). Nga dhjetë qytetet me vlerësimin më të ulët, shtatë janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali

Published

on

Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr do të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë Izet Sadiku objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër, njofton Klan Kosova.

Aktualisht projekti është vetëm në letër, ndërsa po planifikohet që ndërtesa e këtij spitali të ketë katër kate dhe 3600 mijë metra katrorë me 190 shtretër për akomodimin e pacientëve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Tondach- mbrojtja e çatisë që zgjatë me dekada

Published

on

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe që në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji, shkruan Wienerberger.al.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e çatisë, përveç materialit të tjegullave, janë edhe një sërë gjërash të tjera që duhet t’iu kushtojmë vëmendje. Këtu mund të flasim për formën dhe ngjyrën e tjegulles, si dhe formën e çatisë – domethënë shkallën e pjerrësisë në të cilën vendosen tjegullat.

Zgjidhjet e sistemit të çatisë Tondach

Membrana të çatisë

Një çati të mirë nuk e bën vetëm tjegulla cilësore, por edhe materialet tjera që përdoren për ta mbuluar, izoluar dhe mbrojtur çatinë. Një nga elementët më të rëndësishme të çatisë, që ndodhet aty për të siguruar termoizolim dhe hidroizolim të mirë, është membrana e çatisë.

Membrana e çatisë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Tondach Fol, e përbërë nga membrana me shumë shtresa që nga jashtë janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa nga ana e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Në këtë mënyrë ato sigurojnë mbrojtje nga reshjet, dhe nga ana tjetër këto membrana çatie mundësojnë qarkullim optimal të ajrit dhe parandalojnë formimin e kondensimit.

Elementet e ajrimit

Gjithashtu, qarkullimi optimal i ajrit përveç membranes ndikohet edhe nga tjegulla ajruese. Ajo vendoset në zonën e kurores dhe kulmorëve. Me ajrim të mirë të çatisë, parandalohet lagështia dhe kalbja e nënstrukturës së çatisë. Shfaqja e lagështirës në trarët e çatisë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe elementët e mirë të ajrimit janë parakushti për një çati cilësore dhe të sigurt.

Borëmbajtëset dhe kapëse kundër motit të lig

Borëmbajtësit montohen në skajin e poshtëm të çatisë, pra në zonën e poshtme mbi strehë. Egzistojnë borëmbajtësit nga qeramika dhe nga metali. Borëmbajtësit ndihmojnë që bora të shkrihet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë. Pa një borëmbajtës bora mund të rrëshqasë papritur nga çatia dhe të shkaktojë dëmtime në ulluqet, si dhe në pjesët e poshtme të çatisë. Në vendet që kanë reshje të dendura bore gjatë periudhës së dimrit, vendosja e borëmbajtësve në çati duhet të jetë më e shpeshtë. Përveç borëmbjatësve, si parandalim dhe mbrojtje kundër motit të lig instalohen edhe kapëse të cilat gjithashtu sigurojnë që çdo tjegull të qëndroj në vend edhe gjatë erërave të forta.

Zgjidhje efikase, e qëndrueshme dhe ekologjike

Tjegulla nga argjila, Tondach, e projektuar në mënyrë unike nga kompania Wienerberger garanton cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialit. Për më shumë se 200 vjet, Wienerberger ka prodhuar elemente ndërtimi nga argjila e cilësisë së lartë. Tradita e tjegullave efikase dhe me jetëgjatësi ka vazhduar edhe në prodhimin e sotëm modern. Ju vetëm duhet të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e tjegullave, ndërsa ne kujdesemi për cilësinë!/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Bizneset hoteliere dhe gastronome lirohen nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike

Published

on

Me vendim të Kryetarit, Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

“U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending