Connect with us

Aktuale

Sërish telashe me ujë në Prishtinë, dëmtohet një nga arteriet kryesore të furnizimit

Published

on

Përsëri pa ujë kanë mbetur disa lagje të Prishtinës. Këtë herë, sipas një njoftimi nga Ujësjellësi, fajtor është dëmtimi në linjën Badovc-Prishtinë, në orët e para të së premtes.

Në njoftim theksohet se kjo është ndër arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë, por edhe ndër më të vjetrat në funksion.

Ajo përfshin në degëzimin fillestar Graçanicën, Hajvalinë, Veternikun e Prishtinën me zonat e Matit, Bregut të Diellit dhe Aktashit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se “ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë”.

Ka disa ditë që banorë të disa lagjeve në kryeqytet kanë probleme me furnizim me ujë.

Aktuale

ATK-ja dhe Inspektorati i Punës arrijnë memorandum bashkëpunimi për të trajtuar punën e padeklaruar

Published

on

Të hënën përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim  t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtori i ATK-së zt.Ilir Murtezaj tha se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve..

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit     ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending