Aktuale
Serbët kushtëzojnë hapjen e urës me ngritjen e një barriere prej betoni
Ngritja e një barriere prej betoni afër urës së Ibrit është kushti që kanë vendosur serbët për t’i rinisur punimet e ndërprera për rivitalizimin e urës. Duke marrë si pretekst mungesën e sigurisë në veri, qeverisja lokale dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo evidentohet edhe në raportin e kësaj zyre nga tetori i vitit të kaluar, ku përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës serbët kanë kërkuar edhe përfshirjen e EULEX-it, si dhe ndërtimin e një barriere të betonit deri në përfundimin e punimeve. Atyre nuk u ka mjaftuar as funksionalizimi i Njësisë Policore të EULEX-it me bazë në Mitrovicë.
Në Qeverinë e Kosovës nuk i kanë komentuar kërkesat e veriorëve duke thënë se çështja e rivitalizimit të urës do të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit. Por rinisja e negociatave pas më shumë se një viti u ndërpre pas vrasjes së politikanit të njohur, Oliver Ivanoviq, javën e kaluar.
Një raport i Zyrës serbe për Kosovë flet për takimet e zhvilluara me ndërkombëtarët në funksion të zgjidhjes së çështjes së sigurisë në zonën përreth urës, si parakusht për lejimin e vazhdimit të punimeve..
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë6 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë8 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York