Ndërtim

Sadiki: Investitorët hezitojnë të aplikojnë për certifikatën e banimit të objekteve banesore!  

Published

on

Sipas gjetjeve të hulumtimit të emisionit “Betim Për Drejtësi”, rezulton se dështimi më i madh është te mos inspektimi në kohë dhe me rregulla nga inspekcioni komunal ndaj sektorit të ndërtimit.

“Shmangiet prej lejeve ndërtimore na ka sjellë në këtë pozitë ku ne shumicën e ndërtesave i kemi të banuar para se të merret certifikata e përdorimit, për shkak se investitorët ankohen pse këto certifikata po zgjasin, kurse në fakt çdo leje e përdorimit zgjatë për shkak të devijimeve dhe mosrespektimit në përpikëmëri të procedurave”, deklaroi drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Ndonëse janë drejtor të një qeverisje në Komunë e Prishtinës, drejtori i Inspekcionit Florian Dushi dhe ai i Urbanizmit, Arbër Sadiki kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket procesit të certifikatës së përdorimit ndaj një objekti banesor.

Dushi thotë se pushtetet e kaluara nuk janë marr me dhënien e lejeve të përdorimit, duke i arsyetuar investitorët, ndërsa Sadiki thotë se pikërisht fajin e kanë investitorët të cilët hezitojnë të aplikojnë.

“Realisht, Komuna nuk mund ta certifikojë një objekt për të cilin nuk është aplikuar farë për pranimin teknik, sepse shumica e këtyre ndërtesave banohen dhe janë me vite në shfrytëzim e sipër dhe apsoluitisht nuk kanë apliku për pranim teknik”, thotë Sadiki.

“Unë kam pas takime edhe me Shoqatat e ndërtimtarëve dhe shqetësimi i tyre është permanent sa i përket pranimeve teknike. Ata madje janë ankuar që në të kaluarën drejtoria e Inspekcionit nuk është marrë fare ose pak me çështjen e inspektimeve finale që nënkupton pjesën e opranimit teknik. Prandaj si shqetësim e kanë ndarë me mua kërkesën e tyre që drejtoria e inspekcionit të shtoj kapacitetet e veta për shkak se në mungesë të tyre nuk i ka trajtuar rastet e inspektimeve finale apo pranimit teknik”, deklaroi Dushi./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version