Connect with us

Infrastrukturë

Rruga që nuk po përfundon së ndërtuari, 13 vjet nga fillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Published

on

Qysh në vitin 2009 kishin filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Mirëpo, punimet janë zvarritur dhe ende nuk ka përfunduar ndërtimi i kësaj magjistraleje.

Ndërkohë, edhe në ato pjesë që u rregulluan kishte shembje të asfaltit. Në janar të vitit të kaluar, ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i një pjese të magjistrales, kishte shembje të rrugës në fshatin Mazgit.

E që nga ajo kohë, rruga ka mbetur në atë gjendje.

Rruga ishte shembur si pasojë e gërryerjes afër rrugës nga një kompani private, i cilikishte filluar gërmimet për ndërtimin e një objekti.

Ministria e Infrastrukturës në një përgjigjeje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se punët kanë filluar por për arsyeje të disa mangësive në këtë magjistrale, ato janë ndaluar.

“Është kontraktuar operatori ekonomik, punët kanë filluar, mirëpo janë vërejtur mangësi në projekt dhe pa eliminim e këtyre mangësive, nuk mund të vazhdohet më tej. Jemi në pritje të eliminimit të mangësive në projekt nga autoritetet përkatëse në MMPHI, duke përfshirë edhe projektuesin dhe menjëherë pas përmirësimeve të bëra në projekt, punët do të vazhdojnë”, kanë thënë ata.

Qytetarët thonë se kjo rrugë është me rrezikshmëri të lartë, pasi ekziston mundësia e aksidenteve./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending