Featured
Rruga e paasfaltuar që po e shpërngul fshatin e Vushtrrisë [video]
Është fshat me pamje të mahnitshme që i fali natyra. Por, kjo nuk po mjafton që banorët e fshatit Bequk të Vushtrrisë të vazhdojnë të jetojnë këtu. Një pjesë e tyre tashmë janë shpërngulur nga këtu si pasojë e mungesës së infrastrukturës rrugore.
Kushtrim Hajzeri
Rreth 100 banorë të 15 shtëpive çdo ditë ballafaqohen me vështirësitë që ua sjell rruga 400 metërshe “Mehë Ahmeti” e paasfaltuar dhe e papërshtatshme për shfrytëzim. Njëjtë është edhe rruga “Mehmet Asllani”, raporton Ndertimi.info.
Sipas banorëve në atë kohë ishte në projekt që të asfaltohet rruga, por që pa ditur arsyen projekti ishte bartur për asfaltimin e rrugës afër shkollës së fshatit.
Skender Ahmeti është njëri nga fshatarët, i cili është shpërngulur nga shkaku i infrastrukturës, por që shumë shpesh brenda javës gjendet këtu.
“Po të tregoj, këtë para 4 vjetësh e kanë shtru deri këtu, këtu e këndej është ndërpre. Para një ose dy vjetësh, e kanë rrafshit dhe kanë ndërpre…. Pse nuk e dimë. 400 metra dhe pastaj e kanë çua në oborrin e shkollës, asfaltin kryesor. … Në matje është 400 metra deri te shtëpia. Rruga është e keqe, katastrofë …Po, është tërhekur e kanë lënë në gjysmë dhe më nuk ka asgjë”, ka thënë ai.
Ahmeti ka theksuar se deri tani fshatarët me mjete të veta financiare e kanë shtuar rrugën me gurë, derisa kërkesa për ndihmë nga Komuna e Vushtrrisë është e vazhdueshme.
“Ju kemi lajmëruara disa herë, por kanë thënë sivje, svjet dhe vjetëtë po shkojnë sahora dhe nuk ka asgjë… Ne patën shtruar me pare tona, me gurë të kuq. Ata veç kanë ardhë e kanë rrafshitë e kanë, e kanë hekë dhe e kanë qitë në baltë, edhe më keq do të thotë”, ka shtuar ai.
E, derisa banorët e fshatit vazhdojnë me ankesa, sipas Komunës së Vushtrrisë së shpejti do t’i bëhet zgjidhje edhe kësaj rruge të fshatit Bequk.
Zëdhënësi i kësaj Komune, Shemsedi Preteni një përgjigje elektronike i ka thënë Ndërtimit.info se tashmë është përzgjedhur kompania që do ta asfaltojë këtë rrugë.
“Sa i përket rrugëve lokale në fshatin Bequk, tani me veç është përzgjedh kompania “Jehona” për asfaltimin e rrugëve lokale ne këtë fshat. Projekti do te zgjat dy vite ku do të asfaltohen të gjitha rrugët lokale dhe nuk do të mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, ka theksuar Preteni.
Preteni nuk ka dhënë detaje në lidhje me kohën e saktë të fillimit të punëve apo koston, por që ka lënë mundësinë që kushtet atmosferike mund të sjellin ndonjë ndryshim.
Atë që ka thënë Preteni nuk vërtetohet te faqja e Komisioniy Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty nuk është publikuar asnjë njoftim në lidhje me ndonjë kontratë për asfaltimin e rrugës në fshatin Bequk. Sipas KRPP-së kontrata e fundit që Vushtrria ka dhënë për asfaltimin e rrugëve në këtë fshat është ajo e tetorit të vitit 2009 për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Strofc me atë Bequk.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York