Connect with us

Infrastrukturë

Rruga e Arbrit larg përfundimit, fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro

Published

on

Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton të ketë marrë rreth 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit. Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje të jo të mirë.

Tuneli i Murrizit që është aksi me më shumë kosto i rrugës është në ende në ndërtim dhe po përparon me ritme shumë të ulëta. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti, shkruan revista Monitor.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh.

Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar më tej situatën, ku segmente të saj janë gjendur me shembje masive të dherave, aq sa edhe mjetet e kompanisë koncesionare kanë përfunduar në përroin ngjitur.

Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vite nga hyrja në fuqi e kontratës.

Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat.

Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë “Berisha” gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, kur nisi koncensioni ishin ndërtuar plotësisht 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.17 km dhe ishin të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.

Investimet publike po humbasin efektivitetin pasi janë copëzuar në projekte jofizibël dhe kontrata shumëvjecare.

Rrugët kanë qenë prioriteti kryesore i qeverive ndër vite dhe vazhdojnë të jenë, por invetsimet janë përqendruar në periferi duke lënë qendrën e vendit me pa një rrjet bashkëkohor rrugor edhe pse 60% e trafikut është na rajonin, Krujë, Durrës, Tiranë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregu global i pajisjeve të ndërtimit pritet të bjerë 8% këtë vit

Published

on

Viti i kaluar filloi fuqishëm për Evropën, me shitje të shpejta falë grumbullimit të porosive nga viti 2022. Nga mesi i vitit këto ishin përmbushur kryesisht dhe tregu u pa të ngadalësohej – veçanërisht për sa i përket marrjes së porosive.

Megjithatë, shitjet me pakicë qëndruan mjaft mirë dhe si rezultat tregu evropian ruajti nivelin e lartë të shitjeve që ishte parë në vitin 2022.

Rezultati për vitin 2023 ishte më i mirë se sa ishte parashikuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur u raportua se marrja e porosive po binte ndjeshëm. Megjithatë, duket se do të ketë një rënie në shitje këtë vit, dhe Off-Highway Research e vendos atë në një rënie prej 6%.

Shitjet në pjesën tjetër të botës ranë 8% në 2023, me një rënie të mëtejshme prej 14% të parashikuar për këtë vit. Tregjet më të mëdha në zhvillim priren të jenë prodhuesit e mallrave, dhe si rezultat, shitjet e pajisjeve rriten dhe bien në varësi të kërkesës për materiale dhe çmimeve.

Drejtuesi i çmimeve të mallrave priret t’i bëjë shitjet e pajisjeve në pjesën tjetër të botës më të paqëndrueshme se në tregjet e tjera. Parashikimi për pjesën tjetër të tregjeve botërore bazohet në premisën se presionet aktuale inflacioniste të viteve të fundit do të vazhdojnë të ulen në 2024 dhe 2025, duke ulur kërkesën për mallra dhe për rrjedhojë pajisjet për nxjerrjen e tyre në ekonomitë e mëdha në zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Turqia vendos synime ambicioze për zgjerimin e energjisë bërthamore

Published

on

Në forumin e fundit të Atomexpo në Soçi, ministri i energjisë dhe burimeve natyrore Alparslan Bayraktar tha se energjia bërthamore do të luante një “rol kritik” në udhëtimin e Turqisë drejt arritjes së emetimeve neto zero deri në vitin 2053.

“Ne synojmë të arrijmë gjithsej 12 reaktorë dhe një fuqi bërthamore prej 15,000 megavat, me ndoshta katër reaktorë në tre lokacione të ndryshme në Turqi,” tha ai.

Bayraktar tha se qëllimi i vendit ishte të instalonte dy termocentrale shtesë bërthamore së bashku me Centralin Bërthamor të Akkuyu (NPP), aktualisht në ndërtim e sipër në provincën Mersin, transmeton Ndertimi.info

Zgjerimi i propozuar synon të arrijë 7.2 gigavat (GW) të kapacitetit bërthamor deri në vitin 2035 dhe deri në 20 GW deri në vitin 2050.

Për më tepër, Bayraktar përshkroi planet për inkorporimin e reaktorëve të vegjël modularë, të cilët potencialisht mund të kontribuojnë me rreth 5 GW gjatë disa dekadave të ardhshme.

Ministri theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e zhvillimit të një përzierjeje të ekuilibruar të energjisë, duke kombinuar burimet e rinovueshme me fuqinë e qëndrueshme të ngarkesës bazë, veçanërisht duke përmendur natyrën e ndërprerë të energjisë diellore dhe të erës.

“Ne kemi një potencial të madh për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, por ne duhet absolutisht të shtojmë energjinë bërthamore në përzierjen tonë të energjisë,” tha Bayraktar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending