Ndërtim
Rrokaqiejt më të vjetër në botë [video]
Jemeni është vend ku dominon shkretëtira, ku nuk ka lumenj të përhershëm, por sezonalë – sidomos në vise e larta që ndërthuren me lugina të lumenjve të quajtura “Wadi”. Më të dalluarat janë Wadi Hadhramaut dhe Wadi Dawan, në Jemenin lindor dhe qendror.
Ajo që e karakterizon këto rajone janë ndërtesat e ndërtuara nga tullat e lloçit. Në fakt, këtu gjenden mbase rrokaqiejt më të vjetër në botë, disa të ndërtuara para 500 vitesh.
Ndërtesat janë ngjitur njëra me tjetrën dhe shërbejnë si apartamente. Shpeshherë gjenden në shkëmbinj të mëdhenj. Ndërsa, sa herë që bie shi apo ka përmbytje, dobësohen, për çka nevojitet mirëmbajtje e vazhdueshme për to.
Qytet më i njohur është Shibami apo “Menheteni i shkretëtirës”. Qyteti është ndërtuar në shekullin e tretë, por është shkatërruar gjatë vërshimeve të shekullit XVI. Megjithatë, disa ndërtesa të vjetra ende qëndrojnë, si p.sh. “Xhamia e së Premtes” e ndërtuar në vitin 904.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil