Rritjen e pagës minimale në 250 euro nuk e përkrah as FMN-ja

0

Edhe FMN-ja nuk po e përkrah propozimin për rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Propozimi, sipas tyre, do të ulte mundësitë e punësimit të të rinjve dhe grave, për çka dhe do të rriste gatishmërinë e fuqisë punëtore të ikte jashtë vendit.

Përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen ka thënë se propozimi i dërguar në qeveri rrit edhe më shumë presionet buxhetore.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Financave i kanë bërë thirrje Këshillit Ekonomiko Social që të analizojë të gjithë faktorët para se qeveria të vendosë për pagën minimale.

Ata sërish kanë insistuar se propozimi aktual rrezikon buxhetin edhe me mbi 40 milionë euro që do të kërkonin veteranët t’ua rrisnin pagën.

Rreth kësaj çështjeje, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim.