Aktuale
Rriten çmimet e shtëpive në Eurozonë dhe BE
Çmimet e shtëpive dhe banesave, të matura nga Indeksi i Çmimit të Banimit, në tremujorin e tretë të vitit 2017, u rritën me 4.1 për qind në Eurozonë dhe me 4.6 për qind në vendet anëtare të Bashkimi Evropian (BE), shifra këto të nxjerra nga Eurostat.
Krahasuar me tremujorin e dytë të po të njëjtit vit, çmimet e banesave u rritën me 1.7 për qind si në Eurozonë ashtu edhe në BE.
Ndër vendet anëtare për të cilat disponohen të dhëna, rritjet më të larta vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e tretë të vitit 2017 janë regjistruar në Republikën Çeke me 12.3 për qind, Irlanda me 12 për qind dhe Portugalia me 10.4 për qind, ndërsa çmimet ranë në Itali me 0.9 për qind.
Krahasuar me tremujorin e kaluar, rritjet më të larta u regjistruan në Irlandë me 5.7 për qind, Maltë me 4.3 për qind dhe Holandë me 3.7 për qind, ndërkohë që rëniet u vërejtën në Rumani me 1.6 për qind, Finlandë e Itali me 0.5 për qind dhe Qipro me 0.3 për qind.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Ndërtim1 day ago
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?