Rrini rehat në shtëpitë tuaja me recetën kundër insekteve

0

Jemi në stinën e verës dhe një prej gjërave të cilat e karakterizojnë këtë stinë janë insektet. Realisht nuk është se janë të mirëseardhura, por shpeshherë gjenden mu aty pranë nesh në kuzhinë, në ballkon, në dhomën tonë të gjumit e bilës edhe në atë të ndenjës.

Ne po ju sjellim disa nga mënyrat se si t’i eliminoni insektet nga hapësirat shtëpiake.

Përdoreni “sodën e bukës”

Soda e bukës e njohur me këtë term në popull përveç përdorimit në kuzhinë atë ju mund ta përdoreni edhe për t’i eliminuar insektet pasi që ka veti vdekjeprurëse për to. Soda bikarbonate duhet të aplikohet nga ato vende ku ka lagështi në shtëpinë tuaj, pasi insektet depërtojnë nga po ato vende.

Uthulla

Ju mund ta përdoreni uthullën për t’i larguar milingonat, fluturat, mickonjat etj., nga shtëpia juaj. Vendoseni ca uthull në një shishe dhe spërkateni të gjithë shtëpinë për t’i hequr qafe merimangat dhe të gjitha insektet e tjera.

Vaj mente

Vajin e mentës mund ta përdoreni gjithashtu për t’i eliminuar insektet. Merreni dhe vendoseni në një shishe dhe më pas spërkateni vendet ku gjenden insektet. Vaji i mentës lë edhe aromë të këndshme pas vetës.

Fshesa me korrent

Pastrojeni vendet ku po shfaqen insektet me fshesën me korrent, si nën shtrat, tek perdet, tek çoshet e dhomave. Dhe më pas për t’i eliminuar krejtësisht vendoseni ca krypë dhe do të shihni se insektet nuk do të ekzistojnë më në shtëpinë tuaj.

Ndiqeni këshillat edhe nga videoja:

 

/Ndërtimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here