Featured
Rrezik në kulmin e Shkollës Profesionale në Suharekë, jepet fond emergjent
Në shkollën profesionale “Avdyl Ramaj” në Suharekë nuk ka filluar mirë viti i ri shkollor. Edhe pse muajt e pushimit kanë përfunduar, erërat e paparashikuara kanë dëmtuar kulmin e kësaj shkolle.
Të martën më 19 shtator, është dhënë kontrata për të rregulluar kulmin e kësaj shkolle. Madje kjo procedurë është financuar nga “Fondi Emergjent” dhe procedura e prokurimit ka qenë emergjente.
Vlera e parashikuar për këtë rregullim ka qenë 8,900 euro, kurse fitues i tenderit është kompania “Air Tours” e cila ka ofertuar me 5,747.50 euro. Ky ka qenë edhe çmimi më i ulët i përgjegjshëm nga tri ofertat e pranuara.
Kohëzgjatja e kontratës, rrjedhimisht që i bie se punët do të duhet të përfundojnë me këtë kohëzgjatje, është 5 ditë.
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë1 day ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale1 day ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Aktuale2 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave