Arkitekturë
Rregullat që duhet t’i ndiqni për të dekoruar me ngjyrën e portokalltë
Nuk ka asnjë ngjyrë që shoqërohet më shumë me nxehtësinë se e portokalltë. Ngjyra e kungullit është e shkëlqyeshme për dekorimin e brendshëm sepse është e këndshme dhe kështu i jep një kontrast vjeshtës së ftohtë. Ekspertët thonë se duket e mrekullueshme në çdo ambient dhe nëse doni ta përdorni atë, duhet t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme.
Kur bëhet fjalë për dhomën e ndenjës, nëse doni të jetë vetëm sezonale, në vend të ndryshimit të përhershëm, investoni në pjesë më të lira mobiljesh ose dekorime, të tilla si jastëk ose llamba. Por nëse doni një ndryshim më të madh, zëvendësoni qilimin e vjetër, perdet ose kolltukun.
Kuzhina e tërë me ngjyrë portokalli mund të duket shumë “agresive”, por nëse e “theni” vetëm një element, do të keni një hapësirë të mrekullueshme. Dihet se kjo ngjyrë zgjon shqisat dhe rrit oreksin, dhe do të përshtatet në mënyrë të përkryer me pjesët e bardha të kuzhinës.
Mbidoza e ngjyrës portokalli në dhomën e gjumit mund të ju bëjë që të mos keni gjumë të mirë, kështu që aty duhet të përdorni vetëm detaje të kësaj ngjyre të mrekullueshme, të tilla si jastëkët, stolitë, pjesë të murit ose shtrati shumë të thjeshtë të portokalltë.
Banjo do të duket elegante në qoftë se ju vendosni hollësi me një ngjyrë hiri, veçanërisht nëse banjo juaj është e bardhë ose në ndonjë nuancë tjetër të lehtë. Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, do të bëni atmosferë simpatike në shtëpinë tuaj duke përdorur vetëm detaje të thjeshta portokalli dhe dekorime!
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag