Connect with us

Aktuale

Rrëfimi për bllokun e parë të banesave në Prishtinë [video]

Published

on

Historia e blloqeve në Prishtinë fillon në vitin 1947 me bllokun e parë që u përfundua në vitin 1953. Blloku i parë i banesave në Prishtinë ishte ndërtuar nga të burgosurit hungarez të cilët ishin marrë peng gjatë kësaj kohe. Banorët e kësaj lagjeje përbënin një “Çerdhe intelektualësh”, pasi secili prej banorëve ishte fytyrë publike dhe kishte një funksion në shoqëri.

Në këto blloqe të cilat ishin ndërtuar herët në kohë kishin banuar profesorë, artistë, këngëtarë, inxhinierëve, përgjithësisht njerëz me ndikim në shoqëri. Prej banorëve të parë që ishte vendosur në këtë bllok që nga viti 1954 ka qenë edhe Fatmir Bajrami.

Bajrami ka rrëfyer për Ndërtimin. Info gjërat lidhur me ndërtimin e këtij blloku banesash, fëmijërinë e tij, sigurinë që kishin fëmijët e kësaj lagje, për kinematë e improvizuara nëpër oborre dhe shumë çka tjetër.

Si fëmijë kam qenë i privigjuar për faktin se ka qenë një jetë e organizuar. Në atë kohë ne kemi një pasur pishinë ku kemi mësuar bazat e para të notit, pastaj kemi pas një klub të të rinjve ku kemi mësu hapat e pare të vallëzimit. Kishim edhe projeksione të filmit dilshim në ora 12:00 , aty u merrte rryma nga katet e para dhe filmi u projektonte në mur. Ishin filma të asaj kohe luftarak e ne të gjithë dilshim jashtë me karrike u rreshtojshim për me i shiku filmat”, ka thënë Bajrami.

Duke pasur parasysh se kjo lagje ka qenë e banuar vetëm nga shtresa intelektuale të kohës, Bajrami, kameraman i vjetër i Radio Televizionit të Prishtinës, ka thënë se vetë sistemi i asaj kohe ta ka imponuar të banosh në këtë pjesë të qytetit.

Në atë kohë vetë sistemi i ka vendos ata njerëz këtu. Sigurisht, profesorët kanë qenë shumë të rrallë të asaj kohe kanë qenë njerëz eminent të arsimit ata nuk ke mujt me i lëne kudo kështu që i kanë strehu këtu”,  ka shtuar më tutje Bajrami.

Por, edhe pse jetonin nëpër këto banesa të cilat ishin të parat në vend, kjo nuk i bënte të ishin më të privilegjuar se të tjerët, bilës të gjitha lojërat të cilat i bënin fëmijët i zhvillonin bashkërisht me fëmijët e tjerë që jetonin në shtëpitë rrotull.

Lidhur me investimet dhe gjendjen aktuale të cilën e kanë këto banesave Bajrami ka  thënë  se ka pasur shumë pak investime dhe se me të vërtetë duhet një investim i mirëfilltë.

Një herë janë rregullu fasadat brenda. Kanë bërë adaptime, nënkulme, pa kurfarë kontrolli sidomos pas luftës e këndej ka ndryshu shumë çka po sigurisht kjo pasi është privatizimi sepse ma herët ka qenë me qira e tash secili  punon për veti, por është mëkat pse këtu nuk bëhet një investim i mirëfilltë”, ka shtuar tutje ai.

Për fund, Fatmir Bajrami fatkeqësisht e pranon se kjo nuk është lagjja ku ai është rritë dhe ku është plakë pothuajse.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending