Aktuale
Rikthehet lidhja Rusi-Shqipëri
Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj, thotë se palët janë duke punuar për të pasur një linjë direkte fluturimesh mes Moskës dhe Tiranës.
Ndër të tjera Ambasadori Kaprushin thotë se mund në bëhet më shumë në fushën e turizmit, ku aktualisht Shqipërinë e vizitojnë rreth 15 mijë turistë rusë në vit.
Turizmi është një element shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. A ka interes nga shtetas rusë për të vizituar vendin tonë, dhe nëse flasim në shifra a është në rritje numri apo konstant? Po në të ardhmen, besoni se mund të bëhet më shumë?
Ambasadori Karpushin: “Para së gjithash, dua t’i shpreh falënderimet qeverisë shqiptare, e cila për disa vite me radhë në mënyrë të njëanshme heq vizat për shtetasit rusë për periudhën e pushimeve verore. Falë këtij angazhimi numri i turistëve nga Rusia, edhe pse me ritme të ngadalta, vazhdon të rritet nga viti në vit. Fatkeqësisht, shumica prej tyre janë ata që vijnë këtu për një-dy ditë për ekskursione nga Mali i Zi dhe Greqia, pra nuk vijnë direkt nga Rusia dhe prandaj nuk kanë mundësi të njihen plotësisht me bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Për këtë arsye numri i turistëve rusë në Shqipëri nuk është shumë i madh, rreth 15 mijë turistë në vit, dhe kjo shifër as nuk krahasohet me 250 mijë shtetas rusë që vizitojnë Malin e Zi çdo vit.
Pengesa kryesore për promovimin e Shqipërisë në tregun turistik rus mbeten mungesa e një linje direkte ajrore me Rusinë, si edhe mungesa e madhe e informacionit objektiv dhe materialeve cilësore promocionale për vendin tuaj. Të gjesh në Rusi një guidë turistike ose të paktën një hartë rrugore me atraksione më të rëndësishme të Shqipërisë është gati e pamundur. Gjithashtu, shpresojmë që pala shqiptare do të vazhdojë përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe do të garantojë sigurinë e pushuesve. Vdekja tragjike e turistes ruse, një vajze 15-vjeçare, në Ksamil në korrik të këtij viti, si edhe vdekja e një shtetasi tonë vjet në Himarë, nxorën në pah ato probleme serioze me organizimin e pushimit masiv, të cilat ende nuk janë zgjidhur. Sigurisht që një situatë e tillë nuk mund të shërbejë si një reklamë e mirë për Shqipërinë dhe nuk ndihmon aspak në tërheqjen e turistëve tanë.
Pajtohem totalisht me ju që Shqipëria është një vend më se i përshtatshëm për turistët nga Rusia, pasi ka kushte fantastike si për zhvillimin e turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor. Por vendosja e një fluturimi direkt nuk është një gjë shumë e lehte. Vitin e kaluar e kemi diskutuar këtë problem me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku na kanë premtuar disa lehtësime financiare për sa u përket shërbimeve aeroportuale dhe çmimit të karburantit. Nuk mund të ndaj me ju të gjitha detajet, por ne vazhdojmë të merremi me këtë punë. Rëndësi ka që edhe në Shqipëri, edhe në Rusi kemi kompani që janë të interesuara për të zgjidhur këtë situatë”.
-
Infrastrukturë2 days ago
Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh
-
Infrastrukturë1 day ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë3 days ago
“Termokos”-i njofton se do të vazhdohet furnizimi me ngrohje
-
Aktuale2 days ago
“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë
-
Auto2 days ago
Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv
-
Infrastrukturë3 days ago
Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimi
-
Infrastrukturë1 day ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn1 day ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita