Connect with us

Infrastrukturë

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

Published

on

Një projekt i qeverisë shqiptare për rigjenerimin e sheshit historik të Flamurit në qytetin e Vlorës nisi pa leje dhe në mungesë të monitorimit arkeologjik, duke sjellë sipas Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës dëmtim të mureve antike dhe nënshtresave arkeologjike në zonat A dhe B të qytetit.

Më 4 janar 2021, kryeministri Edi Rama, deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli çanë përmes pengesave të ngritura në Sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës dhe vizatuan me dorë se si do ta ndryshonin atë.

Një video e publikuar në faqen e kryeministrit në Facebook tregon fillimisht kryebashkiakun Leli që shpjegon projektin dhe më pas Ramën që ndërhyn me një ide të re.

“Ka të drejtë Damiani aty, nëqoftëse hiqet pjesa e atyre godinave, marketi dhe ajo tjetra që do t’i bëjmë një shpronësim dhe ata do të jenë dakord, zgjerojmë shkallaren dhe lidhim Pavarësinë me Luftën përmes Sheshit të Flamurit,” tha kryeministri.

Gjiknuri ndërhyn duke miratuar: “Të bësh dhe një ndriçim të bukur aty. Ajo bëhet një gjë madhështore”.

Projekti i sheshit të Flamurit i kishte kaluar ndërkohë disa faza; Fondi Shqiptar i Zhvillimit sapo kishte shpallur fituese të tenderit me vlerë 698 milionë lekë kompaninë Gener 2, ndërsa Këshilli Bashkiak i Vlorës kishte miratuar një kontratë me vlerë 893 milionë lekë për blerjen e një ngrehine 15 katëshe prej betoni në mes të sheshit.

Ndonëse sheshi i Flamurit shtrihet në zonat arkeologjike A dhe B të qytetit të Vlorës, pakkush mendoi për pasuritë nëntokësore.

Kompania “Gener 2”, e cila po kryen punimet në sheshin e Flamurit i tha BIRN se ‘kishte pasur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për punimet”.

“Gener 2 është vetëm palë ekzekutive në këtë projekt,” tha Albi Greva, drejtor i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun i kompanisë.

Ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit si investitor nuk iu përgjigj pyetjeve edhe pse në një komunikim me e-mail i kërkoi BIRN dokumentin e DRMK-së për të verifikuar shqetësimin./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Rindërtimi i Ukrainës “duhet të fillojë tani”

Published

on

Mesazhi nga konferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Intermat ishte se përpjekjet e rindërtimit kishin filluar tashmë dhe kontraktorët dhe furnitorët duhet të përfshiheshin tani në vend që të prisnin përfundimin e luftës.

Nataliia Kozlovska, zëvendësministrja e Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës, tha në ngjarjen e mbushur plot se puna e rindërtimit kishte vazhduar që në fillim të konfliktit dhe se shkalla e punës së kërkuar ishte e madhe.

“Prej sot, pushteti lokal na thotë se më shumë se 360.000 struktura janë shkatërruar nga Rusia, dhe shumica janë banesa”, tha Kozlovska.

Ajo tha se Ukraina po synonte të ndërtohej më mirë; “Ne duhet të rindërtojmë me metoda inovative…dhe na duhet një përpjekje gjithëpërfshirëse evropiane. Ukraina mund të bëhet një platformë për qasje inovative.”

Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për kostot e rindërtimit është pothuajse 500 miliardë dollarë, me 100 miliardë dollarë prej tyre në formën e materialeve të ndërtimit dhe makinerive.

Ambasadori i Ukrainës në Francë, Vadyn Omelchenko, tha se presidenti Zelenski kishte filluar të fliste për rindërtimin edhe gjatë muajve të parë të luftës; “Ishte e çuditshme të dëgjoje. Presidenti tashmë po priste me padurim.”

Omelchenko tha se presidenti francez Macron ka qenë mbështetës që në fillim, “Mesazhi i tij për kompanitë franceze ishte, ne duhet të shkojmë tani, jo kur lufta të ketë përfunduar”.

Konferenca dëgjoi nga një përfaqësuese e qeverisë rajonale të Kievit, Mykyta Gerashchenko, rreth punimeve të rindërtimit në vazhdim, me 17,600 struktura të rindërtuara nga më shumë se 29,000 të shkatërruara ose të dëmtuara në rajon që nga fillimi i luftës, duke përfshirë më shumë se 17,000 shtëpi të reja.

Një fushë e punës është ndërtimi i strehimoreve brenda çdo shkolle për të lejuar vazhdimin e mësimdhënies personalisht. Pothuajse 1200 struktura të tilla janë përfunduar tashmë në Kiev, por nevojiten qindra të tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë

Published

on

Të mërkurën në Prishtinë, ka hapur dyert ‘Zenova Home’ e cila do ta revolucionojë tregun shqiptar të mobileve.

“Kemi kënaqësinë te ju prezantojmë brendin tonë më të ri 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 𝐇𝐎𝐌𝐄.

Sot, një kapitull i ri hapet me 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 𝐇𝐎𝐌𝐄, që prej tani e tutje do të zbukurojë familjen tonë të madhe. Së bashku me Berat Vllasa  dhe ekipin tonë të shkëlqyer, ne do të ndryshojmë bindshëm panoramën e industrisë së mobiljeve.

Me sytë ngulur drejt horizonteve të reja, 𝐙𝐄𝐍𝐎𝐕𝐀 është gati të përhapet me shpejtësi përgjatë Europës dhe më tej!”, deklaroi drejtori Valon Vataj, i cili është i njohur me kompanitë e tij në industrinë e ndërtimit.

Midis linjës së saj dekorative, ‘Zenova Home’ ofron një shumëllojshmëri të produkteve që zbukuron çdo ambient.

Fleksibiliteti në prodhimtari i ‘Zenova Home’ rrjedh nga gama e gjerë e dizajnëve të cilat i ofron për klientët që udhëhiqen nga atmosfera elegante dhe tërheqëse.

Gama e gjerë e ‘Zenova Home’ u jep arkitektëve dhe dizajnerëve lirinë për të eksploruar dhe mundësi të pafundme në punën e tyre formësuese.

Duke pasur parasysh rolin e industrializimit dhe globalizimit në industrinë e ndërtimit, ‘Zenova Home’, synon të lërë gjurmë industrinë e mobileve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Deçani fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar

Published

on

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar.

Ai ka bërë me dije se çdo ditë e më shumë po arrijnë atë që kanë ëndërruar.

“Në bazë të Vendimit nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) nr. 10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL”, thekson Ramosaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending