Connect with us

Aktuale

Rënie e investimeve të huaja në Kosovë

Published

on

Investimet e huaja direkte në Kosovë vitin e kaluar kanë shënuar rënie për rreth 100 milionë euro, në krahasim me vitin 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet ndërkombëtare të pranuara vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur në 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vitin 2015, kur investimet e huaja ishin 309.8 milionë euro.

Edhe pse investimet e huaja vazhdimisht vlerësohen si mjete të domosdoshme për zhvillim ekonomiknë dekadën e fundit, kryesisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ka pasur luhatje të mëdha në vlerën e investimeve direkte të huaja.

Kurse, Kosova konsiderohet me potenciale të mjaftueshme dhe atraktive për investitorët potencialë, thonë ekspertë për çështje ekonomike, nëse në këtë kuadër autoritetet kompetente krijojnë kushte më të favorshme.

Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet zyrtare në Prishtinë kanë filluar me disa reforma në këtë fushë, por përpjekjet duhet të jenë më serioze, në mënyrë që kushtet dhe mjedisi për investitorët e huaj të jenë të njëjta sikurse në vendet e rajonit.

Ai, madje, shprehet se edhe situata politike në vend po e pengon interesimin apo ardhjen e investitorëve ndërkombëtarë në Kosovë.

“Gjendja politike ka ndikim në këtë fushë. Sa më stabile që të jetë situata dhe sa më shpejt të krijohet qeveria e re, të fillojnë proceset e reformave të cilat kanë nisur, kjo do të krijojë një klimë më të favorshme për investime në Kosovë, gjithsesi edhe në raport edhe me vendet fqinje. Në këtë mënyrë investitori do të gjejë Kosovën si pikë atraktive në Ballkan për të investuar, apo për të filluar prodhimin e tyre” shprehet Balija.

Ai thotë se një ndër detyrat e para të qeverisë së ardhshme të Kosovës, mbetet përmirësimi i reformave dhe kushteve, si dhe eliminimi i barrierave aktuale, me të cilat përballen investitorët potencialë.

“Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet që të bëjë një bashkëpunim më të ngushtë me Odat Ekonomike, por edhe me Këshillin e Investitorëve Evropianë, sepse ne kemi përvojat nga terreni dhe e dimë saktësisht në çfarë duhet të bëhet në sektorë të caktuar, për të krijuar një mundësi më të mirë për joshjen e investimeve të huaja”, vlerëson ai.

Investimet e huaja, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, kryesisht janë të përqendruara në sektorët e ekonomisë si patundshmëria, ndërtimtaria, shërbimet financiare dhe tregtia.

Në vitin 2016, rënie e këtyre mjeteve është evidentuar pothuajse në të gjithë sektorët. Por, rënia më e theksuar ishte te sektori i patundshmërive dhe sektori i shërbimeve financiare, sektorë që u karakterizuan me rënie vjetore prej 11.6 përkatësisht 70.5 për qind.

Ndryshe, sa i përket origjinës së investimeve të huaja, Zvicra paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti investime vitin e kaluar, pasuar nga Turqia, Shqipëria dhe Gjermania.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci

Published

on

Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.

Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit./Media Ndërtimi

Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!

Continue Reading

Aktuale

INDEP shënon Ditën e Tokës përmes aktivitetit Atelie 2024

Published

on

INDEP sot, më 22 Prill për të shënuar Ditën e Tokës ka organizuar aktivitetin Atelie 2024 me nxënësit e Shfmu “Mihal Grameno” Fushë Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Të rinjtë për një të ardhme të qëndrueshme”.

Nxënësit e shkollës prezentuan në panair veprat e tyre artistike të realizuara me materiale të ricikluara. Për pesë nga punimet më të dalluara janë ndarë çmime. Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësoj të rinjtë e kësaj komune rreth ndotjes së ambientit si dhe të rrisë vetëdijen mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.♻️

INDEP së bashku me Milieukontakt Albania do të punojnë në #BashkitëLushnje dhe #FushëKosovë për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga #BashkimiEvropian dhe zbatuar nga #UNDP./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending